62 vizitore online

Liberalizimi i vizave: Rregullat dhe sanksionet ne rast se shkelen

Procesi i liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të “Shengen” nuk është vetëm një vendim me të drejta por dhe me detyrime të shumta. Vetëm dy muaj para ditës që shqiptarët do të lëvizin pa barriera gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha sanksionet që kanë shtetasit shqiptarë nëse shkelin rregullat. Parlamenti Europian ka miratuar më 7 tetor raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Shqiptarët e boshnjakët nuk duhet të kërkojnë vizë për të qëndruar në vendet e zonës “Shengen” për një periudhë të shkurtër kohe, ose më saktë për një periudhë maksimale deri në 90 ditë.
Rregullat
Ajo që do të ndodhë, ka shumë mundësi të jetë njëlloj me ç’ka ndodhur para gati një viti me shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Për të mund të përfituar nga liberalizimi i vizës, duhet të kesh pasaportë biometrike, nëse nuk e ke, viza është e nevojshme. Pasaporta biometrike ka brenda një mikrocelulë (mikroçip) ku janë të regjistruara edhe shenjat e gishtërinjve.
Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, mision, biznes, me ftesë të dikujt, për studime maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj).
Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh). Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet mbajtur parasysh që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standard për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh.
Sanksionet
Autoritetet kufitare të vendeve të zonës Shengen kanë të drejtë që të mos lejojnë hyrjen, nëse këto kushte nuk respektohen, dhe të marrin një vendim përfundimtar për sa i përket aprovimit për të hyrë në vend. Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Vetëm 90 ditë
Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj). Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh).

Paratë e xhepit
Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh. Këto mund të ndikojnë që të të refuzohet kalimi i kufirit nëse polici kufitar krijon dyshime për qëllimet e vizitës jashtë vendi.

Punësimi
Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Belgjika ofron ndihmë për heqjen e vizave
Belgjika do të mbështesë Shqipërinë si në kuadër të liberalizimit të vizave, ashtu edhe në etapat e tjera të procesit të integrimit evropian”, deklaroi dje zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere. Ky i fundit priti në një takim ministrin e Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, ku kanë diskutuar mbi çështje si forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh, nxitja e investimeve belge, ecuria e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, liberalizimi i vizave si dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Ministri Jashtëm takon edhe eurodeputeten Tania Fajon

Haxhinasto në Bruksel, kryefjalë heqja e vizave

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të BE-së. Haxhinasto ka zhvilluar një takim me Martin Sculz, kryetarin e grupit parlamentar Aleanca Progresiste e Socialisteve dhe e Demokrateve evropiane. “Ne patëm një takim shumë të hapur dhe shkëmbyem pikëpamje të frytshme. Ne analizuam vendimin e fundit të Parlamentit Evropian, të javës së fundit, për të  aplikuar një regjim vizash ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ne e konsiderojmë këtë si një sinjal të mirë për të rritur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për ta bërë jetën më të lehtë për shqiptarët, për të rritur shkëmbimet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian  dhe Shqipërisë nga liberalizimi i vizave”, u shpreh Shulz pas takimit. “Patëm një mirëkuptim për nevojën që jeta politike në Shqipëri duhet të jetë institucionale në Parlament dhe të trajtohen ato çështje që na kualifikojnë si një vend, i cili po ecën normalisht drejt Bashkimit Evropian”, tha Haxhinasto. Gjithashtu, shefi i diplomacisë shqiptare, zhvilloi edhe një takim me eurodeputetin Italian Gabriele Albertini, ku kanë diskutuar për procesin e heqjes së vizave dhe situatën politike në Shqipëri. Nga ana e tij, përfaqësuesi i politikes se jashtme te PE, Albertini, konfirmoi  se Komisioni qe ai drejton ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri dhe është një partner aktiv për kapërcimin e mosmarrëveshjeve aktuale politike ne vend.  Gjithashtu, Haxhinasto ka zhvilluar edhe një takim me eurodeputeten Tanja Fajon, me të cilën ka folur kryesisht për procesin e heqjes së vizave. Znj. Fajon u shpreh se beson në këtë proces kaq të prekshëm dhe kaq të shumëpritur për qytetarët shqiptarë, pasi dhe Sllovenia ka përjetuar me entuziazëm të madh procesin e integrimit evropian. Ajo vlerësoi të gjithë punën e bërë gjatë kësaj kohe nga autoritetet shqiptare, të cilët kanë lehtësuar punën me të dhënat bindëse që kanë raportuar gjatë gjithë kësaj kohe, tregues të ndryshimeve dhe investimeve të jashtëzakonshme në Shqipëri.

Martin Shultz
“Ne patëm një takim shumë të hapur dhe shkëmbyem pikëpamje të frytshme. Ne analizuam vendimin e fundit të Parlamentit Evropian, të javës së fundit, për të  aplikuar një regjim vizash ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ne e konsiderojmë këtë si një sinjal të mirë për të rritur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për ta bërë jetën më të lehtë për shqiptarët, për të rritur shkëmbimet ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian  dhe Shqipërisë nga liberalizimi i vizave”.

Xhani Pitella
“Kur bëhet fjalë për çështje madhore për mua nuk ka ngjyra politike. Unë jam socialist dhe kam miqtë e mi në Shqipëri, por mbështes gjithnjë çështjen e duhur që është heqja e vizave dhe integrimi europian i Shqipërisë. Te këto dy pika nuk ka diferencime grupesh politike. Duhet të ecim së bashku në Shqipëri dhe Europë, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të mund të udhëtojnë lirisht dhe që Shqipëria të afrohet gjithnjë e më shumë në BE”.

77 Pergjigje per:
"Liberalizimi i vizave: Rregullat dhe sanksionet ne rast se shkelen"

  1. vini says:

    me kan ardhur prinderit nga shqipria ketu ne itali por problemi qendron se ate shendetsis sigurimi eshte bere 15 dite por kan kaluar 6 dite mund te ndodhin probleme kur te rikthehen ???? faleminderit per mirekuptimin

  2. Roland says:

    nese ikaloj 90 ditet cfare mund te ndodhi,a do te kem mundesi te futem perseri ne itali.pres pergj.mundesisht ju faleminderit.

  3. adrian alia says:

    po i kalova 90 ditet qe e kam per detyre me qendruar ne itali cfar pasojash kam ktu ne itali dhe atje ne shqipri

  4. Sokol says:

    po nqf se ke deshire te shkosh per turizem nder dy vende psh.ne kroaci dhe turqi brenda tre muajve/ke mundesi te veprosh keshtu apo jo??Ju lutem me ktheni nje pergjigje ne emailin tim.

  5. i dituri :) says:

    vini: kur te rikthehen prinderit ne Shqiperi nuk ka problem nese ka kaluar afati i sigurimit shendetesor por problemi qendron qe nqs. prinderit (uroj mos ndodhe) do kene nevoje per trajtim mjeksor ne Itali do te duhet ti paguash shpenzimet vete.

    Roland: nqs. i kalon 90 dite ne itali brenda nje periudhe prej 6 muajsh atehere mund te penalizohesh per thyerje te regullave te qendrimit dhe nuk do lejohesh te futesh ne zonen shengen per 2 vjet fillimisht. Te keshilloj mos i kalosh se si dihet mbase do kesh nevoje te levizesh diku tjeter.

    Sokol: ne kroaci ke te drejte po ashtu te qendrosh per tre muaj dhe me pas mund te shkosh ne Turqi ku po ashtu mund te qendrosh deri ne 1 muaj pa problem sepse te dyja vendet nuk jane ne shengen dhe nuk ka problem nese kalohen 90 dite ne te dyja vendet bashke.

  6. aida says:

    ju lutem a mund te di nese mund te qendroj ne itali edhe pse po me mbaron 90diteshi pasi un kam letrat ne procedim dhe me kan njoftuar per te marre nullaosten,se kam degjuar se ka ndodhur dicka e tille dhe ska patur probleme.ju lutem me informoni sa me shpejt.

  7. ida says:

    i kam ber 23 dit ne greqi jam kthyer ne dt 24 maj kam ndenjur ne shqiperi 1 muaj e 10 dit me thane ku priten biletatse me 6 mujorin e dyt te vitit mund te kalosh perseri dhe te qendrosh 3 muaj esht e vertet kjo a mund te quhet dhe keshtu se me tha ke te drejte qe brenda 6mujorit te dyt te vitit te qendrosh 3 muaj

  8. enporida says:

    ju lutem a mund te me thoni?-se me lejohet te qenroj jasht shtetit 90 dite nga data e hyrjes apo 90 dite gjithsei deri sa te plotesohet periudha 180-diteshe. ju lutem pres nje pergjigje sa me shpejt. faleninderit per mirkuptimin.

  9. rozi says:

    Kam hyre ne itali ne date 26 maj. Ne date 22 gusht me mbaron afati. me duhen disa dite te tjera per te shtyre afatin tim te qendrimit sepse dua te martohem. ne date 9 do shkoj ne Rome per te marre Nulla Osten, me pas ne date 10 do shkoj ne komune qe te caktojme daten e marteses me te fejuarin ( i cili eshte italian ) . shpallja marteses do me dali ne date 20, dmth pak dite para mbarimit, por kam frik se mos ma nxjerrin pak me vone… a mund te bej ndonje procedure qe te shtyj ndejtjen time ktu ?? nga shqiperia kam degjuar nje gjysem fjale qe mund te behet dicka e tille, dmth qe mund te me shtojn 10-15 dite te tjera pervec atyre qe kam ne dispozicion.
    nqs po cfar duhet te bej ?? ju lutem nje pergjigje sa me te shpejt sepse jam shume ne tension… faleminderit…

  10. Lajmetshqip says:

    Pershendetje Rozi
    Kjo qe ti po pyet eshte dicka shume specifike dhe te sugjeroj te pyesesh ne zyren e ministrise se jashtme.
    KLiko Ketu

  11. silvia says:

    ju lutem dua nje pergjigje ju lutem…. kam ardhur ne itali dhe dua te kaloj 90 dite dua te qendroj me shum…cfare dekumenti duhet te bej per leje qendirm dhe ku …..

  12. Pershendetje.vellai im ka ardhur ne itali me kte lloj vize,brenda ketyre 90 diteve sa her mund te vi ne itali dhe te shkoj ne shqiperi 1 her apo me shume.faleminderit.

  13. Ada says:

    me 19/03/2011kam hyr ne itali dhe kam dal13/06/2011 dua te shkoj perseri atije por nuk di se kur duhet te ri ne shqiperi 3muaj,cilen date duhet te mar per te nr.ditet ketu pyeta dhe me than daten e fundit qe kam dal nga italia

  14. lirim says:

    psh ju lutem desha te dija nese une jam me kontrat pune dhe ikam djegur 90 ditet tani a do kem probleme me shtetin belg apo me shtetin shqiptar ju lutem pergjigjuni

  15. klodi says:

    mundet te me thote njeri nese penalizohem jam nisur per ne greqi ne daten 1 tetor dhe e kam bileten e kthimit ne daten 30 dhjetor ju lutem me dimoni se nuk e di mir a e kaloj afatin apo jo te 90 ditve me respekte

  16. Ernest says:

    Pershendetje ju lutem doja te dija me saktesiht kur mund te dal serisht jashte shqiperise sepse une per vitin 2011 ka bere plot 6 muaj jsht qiperise, udhetimi im i pare ishte me date 02/03/2011.Tani mundesisht nga ana juaj deshiroj te di nese une nga data 01/01/2012 mundem te dal serish jashte shqiperise apo duhet te pres ne fillimin e muajit mars te viti 2012? Faleminderit.

  17. Ernest says:

    por theksoj qe kthimi im i fundit ne shqiperi ishte ne daten 03/12/2011.

  18. josilda says:

    pershendetje.jam kthyer nga greia 2 dit para se te me mbaronin 180 dit dhe me humbi pasaporta,erdha ne shqiperi dhe bera denoncim,po une nuk kam vula qe kam hyr ne token shqiptare dhe une rezultoj akoma sikur jam ne greqi.ju lutem se jam shum e shqetsuar,cfar ndodh ne kte rast dhe cfar duhet te bej une?ju lutem me ktheni nje pergjigje

  19. anja says:

    jam martuar me italian mora certifikatat e marteses ne gjendjen civile i perktheva ne gjuhen itaiane edhe me duhet ti dergoj ne konsullat atje me kane then do maresh 3
    vula sepse kam tre certifikata dua te di mund te pres dekumenta te tjera per te kaluar rregullisht ne itali pervec lejeve tre mujore tani qe une po pres nje femi nuk mund te vi ne shqiperi do kem probleme me vone

  20. romina says:

    pershendetje dua te di se kur mund te dal jasht shqiperise sepse ne vitin 2011 kam dal jasht shqiperis e i kam plotesuar 180 dite u ktheva ne dhjetor 2011 tani dua t di se kur mund te dal jashte shqiperis

  21. doris says:

    deshiroja ta di kur ti shfrytzojsh 90 dit ateher duhet ta shikojm daten se kur kemi hy ne shengen e prej asa date di numrojm 180 dite ather mund te levizim prap??? eshte keshtu??

  22. ylli maliqi says:

    pershendetje. ne date *23 12 2011* hyra ne shtetin grek me pasaporte biometrike dhe dola ne date *25 02 2012* pra kisha bere 76 dite dhe kur dola doganieret greke me vuren gjobe prej 600 eurosh duke me thene se kam ndenjur me teper sec duhej theksoj se hyra per here te pare ne greqi mund te me thoni ku mund te ankohem ne ndonje zyre ketu ne shqiperi flm

  23. Idi says:

    Persh .. Nese Mundeni me me treg .. kam ardh nga italia tesh 3 muaj kam qendru atje 1 muj … A mundem me ik un tani apo jo … i kam ba 3 muj qe kam ardh ne shqiperi

  24. erinela says:

    dua te kthehem ne shqiperi por meka kalu afati i 90 diteve prej 1 muaji ju lutem me ndihmoni te dij nese kem probleme per te hyr ne shqiperi. faleminderit

  25. Lajmetshqip says:

    Pershendetje
    Per ta sqaruar edhe njehere rregullin e ri.
    Personat me pasaporte biometrike lejohen te qendrojne ne shtetet shengen 90 dite brenda 6 muajve. Pra, duke filluar nga Janari deri ne Qershor ju keni te drejte te qendroni vetem 90 dite, pamvaresisht sa here mund te hyni apo dilni. Nese kete afat e plotesoni perpara Qershorit duhet te prisni Korrikun per te dale perseri. Shpresoj tju kemi sqaruar sadopak. Faleminderit

  26. a mund te udhtoj ne shengen vetem me bilete vajtje dhe kthimin ta pres kur te dua.gjithnje duke respektu afatin 90 dite per 180 dite.kjo pasi kthimi mund behet ma para.per arsye nga me te ndryshmet.qofte dhe ekonomike.

  27. mondi says:

    kam kene ne greqi kam marre vule si hyra ne greqi , por kur u ktheva se kam firmose se kisha frike se pata kalu 3 muajt . .vule nga greku as nga shqiptari ne shqipri ne momentin .si unisa per greqi me vune gjobe 1200 euro ….do doja me edite se gjoba eshte vetem per grekun a per gjith evropen akam te drejte me ike ne itali pa paguar gjoben gjoben ekane vene greket

Lini nje koment