Home Sport Leverkuseni thyen Atletikon, Monako surprizon Arsenalin

Leverkuseni thyen Atletikon, Monako surprizon Arsenalin

531
0

leverkusenBajern Leverkusen ka arritur të marrë sonte një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Atletiko Madridit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e parë të fazës 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Goli i shënuar nga Çanhaloglu në pjesën e dytë i dha fitoren gjermanëve duke i bërë të shpresojnë tek një kualifikim i mundshëm.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të skuadrës së Simeones, në fund nuk mundën të realizonin qoftë edhe një gol për të pritur më të qetë ndeshjen e kthimit. Në fund gjithçka ka përfunduar me fitoren minimale të gjarmanëve.

Ndërkohë në takimin tjetër, Monako ka surprizuar Arsenalin në Londër duke e mposhtur me rezultatin 1-3.
Në minutën e 38’ Kondogbia shënon një eurogol pas një devijimi nga Mertesacker. Në minutën e 53’ Berbatov shënon për 2-0 duke e mbyllur pjesën e parë me këto shifra.
Ndërkohë Arsenali zgjohet shumë vonë dhe është Çamberlain në minutën e 90+1 që tenton ti jap pak shpresë skuadrës vendase duke ngushtuar diferencat.
Megjithatë, në minutën e 90+4 Ferreira shënon golin e tretë për Monakon duke shokuar kështu vendasit dhe duke mos i dhënë shumë shpresë për ndeshjet e kthimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here