Home Shendetesi Lengu i karotes forcon imunitetin dhe rregullon nivelin e sheqerit ne gjak

Lengu i karotes forcon imunitetin dhe rregullon nivelin e sheqerit ne gjak

919
0

leng-karroteLëngu i karotës është një nga lëngjet më të popullarizuara me nivel të ulët të kalorive. Ai është i pasur me vitamina dhe minerale, ka një shije të këndshme dhe bëhet lehtë, ndërsa ka përfitime të shumtë shëndetësore.

Ja disa prej tyre:
Përmirëson shikimin
Karota përmban beta-karotene dhe luteinë, përbërësit që gjenden në retinë. Dihet se këta dy përbërës ndikojnë në shikim të mirë, por edhe mbrojnë nga problemet e syrit si glaukoma. Ato gjithashtu ndihmojnë tek e ashtuquajtura verbëria e natës.

Forcon imunitetin
Lëngu i karotës është i pasur me një shumëllojshmëri të përbërësve dhe antioksidantëve ushqyes që forcojnë sistemin imunitar.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Lëngu i karotës përmban përqindje të lartë të karotenoideve, komponimeve për të cilat besohet se veprojnë në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Është i dobishëm për lëkurën
Karota është e pasur me vitaminë A dhe C të cilat ndihmojnë në kujdesin e lëkurës, parandalojnë tharjen e saj, ndërsa ndikojnë dobishëm në rastet e psoriazës dhe njollave në lëkurë. Përveç kësaj, antioksidantët nga karota e ngadalësojnë procesin e plakjes dhe ndihmojnë në prodhimin e kalogjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës.

Përmirëson tretjen
Nëse pini lëng të karotës 20 minuta përpara se të hani, do ta stimuloni prodhimin e lëngjeve digjestive gjë që e lehtëson tretjen. Gjithashtu, lëngu i karotës përmban fibra të tretshme të cilat gjithashtu e përmirësojnë tretjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here