Home ShowBiz Ledio Mehmeti pozon per Versace

Ledio Mehmeti pozon per Versace

1000
0

Ledio Mehmeti, një nga modelët më të suksesshëm shqiptar, ka qëndruar në Kinë, ku ka realizuar një sesion fotografimi për revistën ndërkombëtare ‘1318’

Ai është fotografuar për një editorial të shtëpisë së njohur të modës Versace, në kuadër të fushatës reklamuese për koleksionet e reja të veshjeve.
Mes fotografive është edhe një ku Ledio ka shfaqur shumë nga trupi i tij.

Modeli nga Tirana ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, se ‘ky ka qenë sesioni më i mirë i fotografimit në jetën e tij’.
Kjo nuk është përvoja e parë prej modeli në Kinë për Ledion, pasi edhe gjatë vitit të kaluar ka qëndruar për tre muaj në Kinë. Ai pati mundësinë të sfilonte për firmat më të njohura atje dhe të pozonte për revistën prestigjioze ‘GQ Style’.

I lindur me 9 gusht 1992 në Tiranë, Ledio ka filluar modelizmin profesional para afro dy vitesh dhe deri më tani ka zhvilluar karrierën e tij mes Shqipërisë, Kosovës, Kinës e Italisë.

Përveç modelizmit, Mehmeti pëlqen shumë edhe aktrimin që madje e ka qëllim serioz për të ardhmen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here