Home Sport Lazio mund Napolin, kualifikohet në Champions League

Lazio mund Napolin, kualifikohet në Champions League

509
0

lazioLazio kualifikohet në Champions League, Napoli mbetet jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë pas humbjes 2-4. Në Napoli u zhvillua një sfidë e ‘çmendur’ ndaj lacialëve, që në fund u buzëqeshi miqve me fitore edhe pse për të siguruar objektivin iu duhej vetëm  një pikë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Lacios 0-2 me golat e Parolo dhe Candreva, në pjesën e dytë Napoli reagon duke barazuar me dy golat e Higuain. Argjentinasi kishte mundësi të kalonte Napolin në avantazh me një penallti, por e humbi.

Gabimin e Napolit e shfrytëzoi Lacio që shënoi edhe dy gola me Onazi dhe Klosen që vulosi gjithçka në 2-4. Kështu shqiptarët, Cana dhe Berisha edicionin tjetër do të jenë në Champions dhe kapiteni kuqezi me shumë mundësi nuk do të largohet, pasi ky ishte kushti i vetëm për qëndrimin në Itali te Lacio.

Kështu Napoli nga lufta për vendin e tretë zbret në të pestin pas parakalimit nga Fiorentina që mundi 3-0 Chievon. Në ndeshjet e tejra Roma humbi me Palermon, Interi fitoi 4-3 me Empolin, Sampdoria barazoi me Parmën, Torino mundi Cesenan, ndërsa Genoa  humbi ndaj Sassuolos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here