Home Sport Largimi i De Biasit bën bujë në mediat italiane

Largimi i De Biasit bën bujë në mediat italiane

616
0

Mediat italiane i kanë kushtuar shumë vëmendje lajmit për largimin e Gianni de Biasit nga Shqipëria

Thuajse të gjithë e cilësojnë vendimin si pasojë e një marrëdhënie jo edhe aq të mirë të krijuar së fundmi me presidentin Duka, apo rrjedhojë të kritikave pas humbjeve radhazi.

La Gazzetta Dello Sport / Shqipëria, De Biasi largohet në tetor: Është momenti të kërkoj sfida të reja

“Trajneri italian, në drejtimin e Shqipërisë që nga viti 2011, ka arritur një kualifikim historik në Evropian në Francë në vitin e kaluar, por ishte në qendër të kritikave pas tre humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.

Tuttomercatoweb / Shqipëri, De Biasi largohet pas kualifikueseve: Dua sfida të reja

“Xhani De Biazi dhe Shqipëria, historia arrin në mbyllje. Pasi arriti një kualifikim historik në Evropianin e kaluar francez, ish-trajneri i Modenas nuk arriti të përsëritej në kualifikueset e Botërorit 2018”.

Sport e Vai / Shumë kritika, De Biasi largohet nga Shqipëria pas 5 viteve e gjysmë

“I prekur nga kritikat e shumta që kishte marrë gjatë kohëve ët fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Xhani De Biasi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”.

Goal.com / De Biasi, lamtumirë Shqipërisë pas kualifikueseve: Nuk kanë besim te unë

“Ajo me Shqipërinë ishte një aventurë ekzaltuese për De Biasin, i cili gjithsesi nuk fsheh, edhe pse nuk përmend direkt, se me presidentin e Federatës, Armand Duka, nuk ka qenë gjithçka një fushë me lule”.

Eurosport / De Biasi lajmëron: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve

“Trajneri italian arriti një kualifikim historik në Evropianin e Francës, por përfundoi mes kritikave për tre humbjet në eliminatore”.

Il Mattino / De Biasi: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve botërore

“Trajneri italian nuk fsheh një lloj pakënaqësie ndaj presidentit të Federatës Shqiptare, Armand Duka, edhe pse evitoi që të përmendte emra”.

SportMediaset / De Biasi: Lë Shqipërinë pas kualifikuesve të Botërorit

“Pas pesë viteve e gjysmë në drejtimin e skuadrës shqiptare, me të cilën shkroi historinë e futbollit në vend, falë kualifikimit në Evropianin në Francë të vitit të kaluar, me një rezultat që e ka kthyer De Biasin thuajse në një hero kombëtar, trajneri lajmëroi lamtumirën e tij. E bëri duke u hakmarrë ndaj kritikave që kishte pësuar pas humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here