Home Kulture Lamtumire Dritero

Lamtumire Dritero

823
0

4-17Dritëro Agolli u kthye dhe njëherë në Pallatin e Kongreseve, por këtë herë jo për të kritikuar anëtarët e partisë e as për të dëgjuar poezitë e tij të kthyera në këngë. Këtë herë ai erdhi në arkmort, përpara të cilit u përkulën të gjithë, që nga fshatarët, për të cilët nuk rreshti të thurte vargje, e deri tek drejtuesit më të lartë të politikës, të cilët po ashtu nuk rreshti së kritikuari apo këshilluari deri në çastet e fundit të jetës.

“Më dukej sikur Dritëroi jetonte në një dehje përfundimtare. Duke u mbajtur me njërin krah te Sadija e me tjetrin, te vdekja. Ngjante se të parës i ishte besnikërisht një dashnor i paepur, ndërsa të dytës, vdekjes, i luante syrin, duke i bërë me shenjë nga gruaja si justifikim pse nuk vendoste ende t’i hidhej në krahë”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij.

“Sot, në këtë ditë kur fjalët janë të vështira për t’u thënë për mjeshtrin e fjalës, kur ai kthehet te dheu që i përkiste, si fara që rimbillet në tokë, të gjithë ne e shohim siç është, një nga yjet më të ndritshëm të qiellit europian të Shqipërisë sepse poetët dhe shkrimtarët mbeten gjithmonë”, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Kjo ishte ceremonia shtetërore në Tiranë, ndërsa paralelisht në vendlindjen e tij në Devoll u zhvilluan homazhe.

Shkrimtari Pëllumb Agolli tha: “Është njeriu që i la popullit tonë trashëgim një pasuri të madhe. Është rilindasi i fundit i popullit tonë”

Pas ceremonisë që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë, i mbuluar me qindra buqeta lulesh, arkmorti i Dritëro Agollit u largua nga Pallati i Kongreseve, me vargjet e shkruara shumë vite më parë, pikërisht për këtë ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here