Home Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha takim me Donald Trump në SHBA

LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha takim me Donald Trump në SHBA

669
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Burimet konfirmojnë se do të ketë një takim sot mes kreut të Partisë Demokratike dhe presidentit amerikan.

Burimet thanë se ende nuk është e vendosur se ku do të bëhet takimi mes Bashës dhe Trump, në Washington D.C apo në New York. Takimi ende nuk është shpallur zyrtarisht nga PD.

Ky është një rast i rrallë, kur presidenti amerikan takon kryetarin e një partie në mes të fushatës elektorale.

Praktika e deritanishme është që në periudhën e fushatës zgjedhore, presidenti i SHBA eviton takimet me liderët politikë të një vendi tjetër.

Ende pritet të mësohen detajet apo formati i takimit mes Bashës dhe Trump.

Partia Demokratike nuk e konfirmon zyrtarisht lajmin, por burime të Lapsi.al thanë se udhëtimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara ka si qëllim pikërisht takimin me Donald Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here