Home Politike Lajcak me mesazh të fortë në Tiranë. Politika te ule tensionet

Lajcak me mesazh të fortë në Tiranë. Politika te ule tensionet

535
0

I dërguari i Bashkimit Europian në Tiranë, Miroslav Lajcak ka marrë mbështetjen e plotë të ministrave të jashtëm, sikundër dhe të parlamentit europian, shefes së diplomacisë Ashton dhe komisionerit për zgjerim, Fyle për mesazhet që do të transmetojë në vizitën e tij të dytë në Tiranë. Duke folur pas diskutimeve në këshillin e jashtëm të BE-së, Lajcak ka theksuar se BE është duke e vëzhguar me shumë kujdes situatën në Shqipëri dhe ai vetë do të sigurohet që liderët politikë të respektojnë mesazhet e BE-së.

Sipas tij, BE dëshiron të shohë normalizimin e situatës në vend, punën e duhur të institucioneve të shtetit të cilat nuk duhen zëvendësuar nga institucionet politike. Lajcak thotë se përmes takimeve në Tiranë do të shohë që të dyja palët opozita dhe qeveria të punojnë së bashku për implementimin e rekomandimeve të BE-së dhe të mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat për vendin e tyre.

“Unë do e shfrytëzoj gjerësisht vizitën time në Tiranë për tu thënë liderëve politikë se cili është qëndrimi i BE-së. Ministrat e jashtëm kanë diskutuar situatën në Shqipëri dhe sigurisht ky diskutim së bashku me debatin në Parlamentin Europian janë frymëzues për misionin tim. Unë kam një mesazh shumë të fortë nga BE dhe do ta sjellë atë në Tiranë”, tha Lajcak.

Duke shprehur gatishmërinë e Bashkimit Europian për të ndihmuar shqiptarët në vazhdimësi, Lajcak shprehet se kjo nuk do të thotë se mund të zëvendësohet puna e institucioneve shqiptare.

“Eshtë një shprehje që thotë se nevojiten dy për të kërcyer tango. Kështu që mesazhi ynë është se ne jemi gati të ndihmojmë, por nuk mund të bëjmë punën e institucioneve vendase. Eshtë absolutisht e qartë që zgjedhjet lokale të 8 majit duhet të përcjellin sinjalin e fortë të aftësisë së institucioneve shqiptare për të mbajtur zgjedhje sipas standarteve dhe kritereve të bashkimit europian.

Lajcak ka përsëritur kërkesën e hetimit të ngjarjeve të 21 janarit, dhe për këtë nevojiten institucionet e pavarura të shtetit. Parlamenti, ka të drejtë të jetë pjesë e hetimeve, por Be dëshiron të shohë institucionet të kryejnë detyrën e tyre. Në lidhje me opozitën, ai ka nënvizuar se ka shumë mundësi për të të jetë pjesë e institucioneve dhe e jetës politike. Ngjarjet tragjike të 21 janarit, sipas të dërguarit të BE-së, duhet të shërbejnë si një kambanë zgjimi dhe një pikë kthese drejti dialogut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here