Home Sociale La Repubblica: Shqiperia intrigon italianet

La Repubblica: Shqiperia intrigon italianet

1366
0

Media italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim të veçantë turistëve italianë në Shqipëri, që këtë vit kanë qënë më të shumtë në numër.

Ndërtimet e reja dhe çmimet e ulëta janë ato që kanë tërhequr italianët, të cilët nga janari deri në korrik kanë qënë plo 182 mijë, me një rritje prej 56%.

“Pushime low cost, italianët të intriguar nga Shqipëria: Këtu me 30 euro fle në hotel dhe 10 ha darkën”, është titulli i shkrimit të “La Repubblica”. Turistët nga Puglia duket se janë më të shumtët që kanë preferuar të kalojnë pushimet në brigjet shqiptare, vë në dukje shkrimi, duke pasur parasysh se dhe fluksin më të madh të lëvizjeve e mbart porti i Barit.

Një nga agjencitë që ofrojnë paketa turistike në shtetin fqinj e cilësojnë Shqipërinë si vendin me kosto shumë të ulët, por me mrekullira të natyrës dhe ndërtesa të reja, duke bërë krahasimin me vendet fqinje si Mali i Zi apo Korfuzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here