Home Sport “La Gazzetta dello Sport”: Black Out ne stadium, tifozet e kthejne ne...

“La Gazzetta dello Sport”: Black Out ne stadium, tifozet e kthejne ne feste

652
0

gazzetta-470x267Faqja e internetit të gazetës së njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një shkrim derbit të kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit, i cili u ndërpre në minutën e 63-të për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

“40 minuta pezull për derbin e kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit për shkak të një ‘black-out’-i në impiantin e ndriçimit të stadiumit. Tifozët kanë përfituar nga rasti për ta kthyer atmosferën në një festë të vërtetë duke ndriçuar stadiumin me telefona dhe mjete të tjerë të ndryshëm dhe duke kënduar në mbështetje të skuadrave të tyre derisa u vendos që ndeshja nuk do të rifillonte”, shkruan sajti i “La Gazzetta dello Sport”.

Këtë shkrim sajti italian e ka shoqëruar dhe me pamje filmike nga transmetimi televiziv në Shqipëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here