Home Sport Kuzhe publikon listen qe do luaje kunder Rumanise

Kuzhe publikon listen qe do luaje kunder Rumanise

612
0

Ditën e sotme, trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe, ka publikuar edhe listën e lojtarëve kuqezinj, që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para eliminatore në grupe, për “Euro 2012”. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe në këtë listë, krahasuar me listën për miqësoren e fundit, kundër Uzbekistanit, që ishte edhe testi i fundit gjeneral i kuqezinjve para nisjes së fushatës zyrtare kualifikuese për Europianin. Trajneri kroat ka rikthyer në kombëtare, me këmbënguljen e tij, Ervin Skelën, i cili akoma nuk ka gjetur një ekip ku të luajë, duke përjetuar kështu një udhëkryq të madh të karrierës së tij në perëndim. Po kështu, ka ftuar në kombëtare Admir Telin, lojtar mbrojtës, i dalë nga Vllaznia, por që tani aktivizohet në Azerbajxhan, me Karabakun, ku ka marrë edhe Ansi Agollin këtë verë. Pjesa tjetër janë lojtarë, të cilët kanë kaluar nga miqësorja në miqësore, duke i mbijetuar skarcimit rrugës, edhe për faktin se ka fare pak konkurrencë. I pashpjegueshëm mbetet fakti se Migjen Basha, lojtar që luan në Seria A, për të cilin vetë Kuzhe u investuar para pak kohësh për ta pasur në kombëtare, madje thuhet se nisën edhe procedurat për paisjen e tij me pasaportë shqiptare, nuk bën pjesë në këtë listë. Ashtu si edhe ndaj Uzbekistanit, në miqësoren e fundit. Trajneri Kuzhe, duke qenë se e ka dërguar me faks listën në FSHF, ndërkohë që kjo e fundit e ka bërë publike në sajtin e saj zyrtar, mbetet të shpjegojë edhe zgjedhjet që ka bërë për dy ndeshjet e radhës, që tashmë janë zyrtare, jo miqësore, ku trajneri kroat ka spikatur me rezultatet pozitive, por edhe objektivat që ka. Sikurse dihet, më 3 shtator, Shqipëria do ta startojë fazën eliminatore të „Euro 2012″ në Rumani, për t’u ndeshur ndaj kombëtares vendase, ndërsa pas katër ditësh, më 7 shtator, në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës do të presë Luksemburgun, në sfidën e dytë të këtij lloji. Krahas emrave të lojtarëve kuqezinj, të thirrur nga Kuzhe, është bërë i ditur edhe programi stërvitor i kombëtares gjatë grumbullimit për këto dy ndeshje. Konkretisht, më datën 29 gusht, në orën 18:00, fillon zyrtarisht grumbullimi. Një ditë më pas, më 30 gusht, në orën 10:00 të paradites është planifikuar séance e parëe stërvitore, e cila do të përmbyllet në orën 12:00, me një konferencë dhe bashkëbisedim me shtypin. Po këtë ditë, në orën 18:00, do të jetë seanca e radhës stërvitore. Dita e fundit e gushtit, pikërisht data 31 e këtij muaji, do të nisë në orën 12:00 me një takim me shtypin, ndërsa në orën 17:00, kombëtarja kuqezi do të zhvillojë ndeshje miqësore me Apoloninë e Fierit. Më 1 shtator, në orën 10:00, stërvitje, për të vijuar në orën 12:00 me një takim me shtypin dhe sërish në 18:00, séance stërvitore e radhës. Më datën 2 shtator, në orën 09:30 do të bëhet nisja për në Rumani, për t’u akomoduar në një hotel luksoz në bukuresht, ndërsa më pas, në orën 19:00, stërvitje në “Ceahlaul Stadion”, ku një ditë më pas, më 3 shtator, do të luhet ndeshja zyrtare eliminatore. Mbas përfundimit të ndeshjes, do të bëhet kthimi për në Tiranë, për të vijuar pothuajse I njëjti program pune, si edhe ky, para Rumanisë. Në prag të ndeshjes së 7 shtatorit me Luksemburgun, në “Loro Borici” të Shkodrës.

Ja edhe lista e lojtarëve të thirrur në grumbullim nga Kuzhe për dy ndeshjet e para kualifikuese të “Euro 2012”, ndaj Rumanisë dhe Luksemburgut:

1Arjan Beqaj Olimpiakos Nicosia
2.Isli Hidi Dinamo Tirana
3.Samir Ujkani Novara Calcio
4.Andi Lila SK Tirana
5.Armend Dallku Vorskla Poltava
6.Kristi Vangjeli Aris Selaniku
7.Ansi Agolli Karabak Azerbaixhan
8Admir Teli Karabak Azerbaixhan
9.Lorik Cana Gallatasaray
10.Endri Vrapi Skenderbeu
11.Debatik Curri Genclebirligi
12.Ervin Bulku Hajduk Split
13.Ervin Skela pa klub
14.Klodian Duro Lask Linz
15.Jahmir Hyka Panionios
16.Gilman Lika Diabarkispor
17.Emilian Vila Dinamo Tirana
18.Gjergj Muzaka Dinamo Tirana
19.Erjon Bogdani Cesena
20.Hamdi Salihi Rapid Vienna
21.Edmond Kapllani Augsburg
22.Elis Bakaj Dinamo Tirana
23.Ahmed Jonuzi Vorskla Poltava

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here