Home Shendetesi Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet...

Kurat popullore dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet më të shpeshta

20193
3
Sistemi i qarkullimit te gjakut

Në ditët e sotme me anë të shkencës dhe mjekësisë është bërë i mundur evitimi ose shërimi i plotë i shumë sëmundjeve të përhapura të trupit dhe mendjes, duke na dhënë kështu mundësinë për të jetuar një jetë sa më të shëndetshme.

Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe agjërimi, dieta është po aq e rëndësishme.

Një ndihmesë jo të vogël për këtë ka dhënë dhe mjekësia popullore, me anë të recetave dhe kurave të saj. Ketu do te gjeni një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne, por aq sa dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme që shfaqen në organizmin tonë.

Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër sëmundjeve të ndryshme si kancerit, tensionit, sëmundjeve të zemrës, stomakut, aparatit tretës e shumë të tjera. Ndërsa më poshtë, radhiten një sërë këshillash dhe recetash me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e shumë të tjera në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme.

Rigoni lufton gurët në tëmth, lëngu i mollës përmirëson tretjen, limoni normalizon tensionin e lartë, mjalti lufton ulcerën, hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës.

Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e zemrës, stomakut, aparatit tretës etj. Si të luftoni kancerin, diabetin, aneminë e shumë shqetësime të tjera.

Si të shmangni sëmundjet e ndryshme, cila është strategjia e duhur për një jetë të shëndetshme. Cilat janë recetat më të fundit të rekomanduara nga mjekët për të pasur një trup të shëndetshëm.

Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Do të gjeni receta popullore dhe këshilla mjekësore për të luftuar çdo sëmundje që ju shqetëson.

Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme
Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

Lulebleta qetëson dhimbjet e migrenës
Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.

Rigoni lufton gurët në tëmth
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

Hithra kundër rënies së flokëve
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

Limoni normalizon tensionin e lartë
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

Sinapi lehtëson dhimbjet reumatike
Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

Vaji eterik largon mykun në lëkurë
Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik dhe ujë. Kjo përzierje hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lëkurës, ku është shfaqur myku. Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë. Gjatë kësaj kohe vaji eterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do kemi një lëkurë të shëndetshme. Specialistë të kësaj teorie theksojnë se vaji eterik është elementi bazë për luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër nga ky lloj vaji.

Manaferrat përmirësojnë shikimin
Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.

Temperatura e lartë ulet me çaj sherebele
Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i etheve është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

Bima e valerinës lufton pagjumësinë
Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit. Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit.

Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt
Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike, esencë. Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersën e padëshiruar. Gjithashtu çaji me sythet e plepit, me mjaft sukses përdoret edhe në mjekimin e rrugëve të urinës, pasi për shkak të elementeve përbërës pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve.

Bima e koprës përmirëson shëndetin
Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia.

Hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës
Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të prostatës.

Tëmblagjaku shmang kancerin e lëkurës
Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft sukses për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban.

Masazhet me vaj e akull për nervin shiatik
Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë.

Sherebela lufton tuberkulozin
Çaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

Aloe vera për kurimin e leucemisë
Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

Dafina lehtëson dhimbjet nga pankreasi
Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.

Peshku mbron nga sëmundja e Alzheimerit
Vazhdimisht është vënë re se njerëzit që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alzheimerit, ose më pak në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me sindromën Alzheimer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla.

Molla nuk lejon formimin e gurëve në veshka
Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

Bajamet qetësohen më çaj lule pjeshke
Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Çaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në shërimin e inflamacionit të bajameve.

Çaji i kinfushës i dobishëm për mëlçinë
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës.

Bima e lirit shëron plagët nga djegiet
Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës.

Dieta juaj mund të kurojë aneminë
Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

Hurma ndihmon për problemet e gjakut
Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

Lëngu i karotës lufton aneminë
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët
Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, eshtë rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut
Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

Luleshtrydhja pastron gjakun
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

Fiku ndihmon kundër anëmisë dhe të ftohurit
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

Farat e zeza rrisin imunitetin e trupit
Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Por farat e zeza u bëjnë mirë edhe anemike. Kjo pasi fara përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme.

Aloa Vera lufton infeksionet
Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.

Kopra e dobishme për të sapolindurit
Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Trumëza ndihmon organet e tretjes
Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Kamomili multifunksional për shëndetin
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut
Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Çokollata e zezë e dobishme për zemrën
Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.

Kafeja një terapi e mirë për zemrën
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcer në stromak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të azmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.
Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Fiku i dobishëm për aparatin tretës
Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

Molla pastron veshkat
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

Banania forcon muskujt
Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elisticitet.

Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut
Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

Vishnja i pasur me vitamina e minerale
Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Qitro ndihmon në tretjen e ushqimit
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

Portokalli parandalon ftohjen
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.

Mandarina lufton infeksionet e ndryshme
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

Rrushi eliminon gurët në veshka
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

Pjepri largon pagjumësinë
Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e future në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

Qershia ul kolesterolin në trup
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Dardha largon problemet në zemër
Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.

Speci eviton rënien e flokëve
Kjo perime duket të jetë një “fabrikë” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtë i specit, rekomandohet një i pagatuar çdo ditë, bën shumë mirë për forcimin e flokëve dhe eviton rënien e tyre. Nga ana tjetër nëpërmjet specat mund të zgjidhin edhe problemet e atyre që i kanë thonjtë e dobët dhe nuk u rriten. Speci është një kurues total i lëkurës.

Brokoli ul rrezikun e kancerit të stomakut
Preferohet të konsumohet i zier, dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetare, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kancereve të ndryshme.

Llahanaja ndihmon në rigjenerimin e lëkurës
Është një nga perimet më të veçanta që kohët e fundit, ka hyrë edhe në tregun tonë. Nëpërmjet kësaj bime, bëhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lëkurës. Një arsye e mirë kjo për konsumimin të përditshëm, kryesisht për të gjithë ato femra që harxhojnë para pa fund në këmbim të rinisë së tyre.

3 COMMENTS

  1. Pershendetje nga skandinavia, une ju flm, per informin e juaj
    sepse sod njerzimi kemi nevoj kush qka dine te tregojme, per
    shendetin, se obligim e kemi te tregojme ate qka dime sepse
    kjo dikujte ja shpeton jeten-ju-flm

  2. Informacion shume i dobishem .Do ti rikthehem here pas here ketij informacioni.Me interesonte shume te dija per bimet qe kurojne mykun ne zorre,sepse kam mamane me nje problem te tille…por nuk e gjeta kete informacion…

Leave a Reply to Bert Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here