Home Sociale Kuotat e perpunimit te peshkut, Shqiperia tejkalon normen

Kuotat e perpunimit te peshkut, Shqiperia tejkalon normen

2665
0

Helidoni përfaqëson një nga 10 kompanitë që operojnë në fushën e përpunimit të peshkut. Aktualisht kjo industri i ka ezauruar kuotat që Shqipëria ka me BE-në për 1600 tonë “acuge” dhe sardele pa taksë doganore.

Me plotësimin e kuotave, këto fabrika, detyrohen të eksportojë drejt BE me taksë doganore, gjë që minimizon përfitimet e tyre dhe që i detyron ato të shkurtojnë edhe vendet e punës.

“Kuotat që ne kemi aktualisht, mund të shkojnë deri në muajin shtator. Pastaj pas muajit shtator, të gjitha fabrikat e përpunimit të këtij produkti penalizohen dhe normalisht nuk punojnë.

Me mbarimin e kuotave, ne detyrohemi që një pjesë shumë të madhe të punonjësve t’i çojmë në shtëpi”, tha Helidon Rruga, biznesmen.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti që ka dorëzuar një kërkesë në Bruksel për dyfishimin e kuotave gjatë mandatit të tij, thotë se qeveria tani, duhet të lobojë për të patur sukses në këtë kërkesë.

“Ministria e Bujqësisë duhet qe me disa nga autoritetet që ka si pjesë të drejtorisë së peshkimit, të shkojë në Bruksel dhe të argumentoje përveç materialit shkresor, me argumente të mirëartikuluara, duke bërë dhe një mbrojtje sa më të mirë të kësaj kërkese, përballë autoriteteve të Brukselit”, tha Panariti.
Por qeveria duket se këtë, do e konsiderojë një negociatë tregtare ku do t’i duhet të lëshojë pe ndaj një kërkese të mundshme të BE.

“Për një mall që nga BE hyn sot në Shqipëri me taksë doganore, që ne nuk e kemi më shumë sesa 15 përqind, vendit tonë do t’i duhet që ta bëjë taksen doganore zero”, thotë zv/ministri i Bujqësisë, Roland Kristo.

Por, sipas ish-ministrit Panariti, ekziston një metodë teknike me të cilën mund të amendohen kuotat, pa qenë nevoja për një proces të vështirë.

“Kuota 1600 tonë përmban përveç materialit bazë që është peshku edhe ingredientë, që është vaji. Këtu mundet në qoftë se ekziston vullneti i mirë, që drejtoria përkatëse, të rrisë peshën e lëndës së parë domethënë peshkut dhe të heqë si përllogaritje në total të sasisë vajin e ullirit”, tha Panariti.

Kërkesa e Shqipërisë do të shqyrtohet pranverën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit.

“Në pranverë do të jetë mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit, do të jetë një temë me gjërësisht e diskutuar. Nuk mund të dilet me një vendim, mund të fillojë në nivel ekspertësh, nuk do të ketë me diskutime në nivel politik. Të dy palët e ekspertëve do të ulen për të diskutuar ku secila do thotë kërkesat e saj”, tha zv/ministri i Bujqësisë, Roland Kristo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here