Home Aktualitet Kumanove, lagjia e trimave e shkaterruar plotesisht

Kumanove, lagjia e trimave e shkaterruar plotesisht

591
0

lagji-trimaveNë Kumanovë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa edhe kjo e hënë është ditë zie në Maqedoni. Pas luftës së përgjakshme që shpërtheu mëngjesin e së shtunës mes policisë dhe grupit të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare shkollat, kopshtet e çerdhet janë mbyllur, ndërsa ka mungesë të energjisë elektrike dhe ushqimeve. Lagjja e “Trimave” e banuar tërësisht nga shqiptarë, thuajse është e shkatërruar nga të shtënat dhe shpërthimet që vijuan me ndërprerje deri të dielën. Në mbrëmje, banorët e evakuuar janë rikthyer në banesat e tyre ku janë gjendur të pashpresë përballë pasojave tragjike që bëhen dëshmi se ajo që nisi nga disa të shtëna sporadike u kthye në fakt një luftë e vërtetë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë përmbylli operacionin policor me një bilanc tragjik: 22 të vrarë, prej tyre 8 policë dhe 14 të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa ministria në deklaratën e të shtunës mbrëma tha se grupi i organizuar kishte qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë. Edhe pse kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë, UÇK ka mohuar të jetë grup terrorisit. Në deklaratën e para publike, kryeministri Nikola Gruevski tha se ishte i qëllimshëm dhe kishte synim destabilizimin e vendit.

Çfarë ndodhi në Kumanovë
Gjithçka nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit duke u gdhirë e shtuna, kur mediat maqedonase raportuan për të shtëna me armë zjarri në lagjen e “Trimave” në Kumanovë. Shumë shpejt gjendja në komunën e banuar kryesisht me shqiptarë u kthye në luftë kur në operacion u përfshinë edhe helikopterë të ushtrisë. Flitej për viktima në radhët e civilëve, por autoritetet maqedonase zgjodhën të heshtnin për orë të tëra për të sqaruar qytetarët për çfarë po ndodhte. Lagjja e Trimave u vu në shtetrrethimin e policisë, ndërsa banorët ndodheshin të rrethuar e të frikësuar njëherësh mes përplasjes së armatosur, derisa sa ndodhi edhe evakuimi i tyre. Informacionet e para zyrtare erdhën nga ministrja e Brendshme Jankullovska e cila tha se policia po përballej me një grup terrorist të armatosur rëndë të përbëre nga maqedonas dhe pjesëtarë të ardhur ilegalisht nga një vend në kufi, që synonte të godiste institucionet e rëndësishme të vendit. Në deklaratat zyrtare të ardhura më tej nuk u fol asnjëherë për të vrarë mes civilëve.

Banorët kthehen në Lagjen e Trimave, gjithçka e shkatërruar
Shtëpi të shkatërruara, rrugë që ndodhen nën pushtetin e gëzhojave të plumbave, erë baruti e dyqane të dëmtuar totalisht. Kjo është situata me të cilën janë përballur shqiptarët e lagjes së “Trimave” pasi janë rikthyer në banesat e tyre mbrëmjen e së dielës. Të përlotur nga tmerri që përjetuan, banorët mbeten në udhëkryq për fatin e tyre.

“Kjo është shtëpia e fqinjëve të mi dhe është e dëmtuar plotësisht. Kjo është e paparë që ka ndodhë dhe një tmerr i vërtetë që nuk ka ndodhur as në luftëra më të ashpra. Nuk dimë çfarë fati do të pësojmë dhe a do të vijë dikush në ndihmën tonë”, theksoi një banorë i Lagjes së Trimave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here