Home Sport Kukesi permbys rerzultatin e pare, kualifikohet ne turin e trete

Kukesi permbys rerzultatin e pare, kualifikohet ne turin e trete

679
0

skuadra-e-kukesitKukësi ka siguruar një kualifikim të jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme për në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Skuadra verilindore, e cila u mposht nga malazezët e Mladost në “Qemal Stafa” një javë më parë me rezultatin 1-0, përmbysi gjithçka në ndeshjen e kthimit.

Kukësi nuk e pati të lehtë, sidomos pjesën e dytë ku pati edhe thirrje raciste “Vritini, vritini shqiptarët!” në shkallët e stadiumit.

Pakkush e kishte menduar se do t’ia dilte, duke patur ndërmend paraqitjen e ndeshjes së parë. Mirëpo Kukësi u tregua mjaft agresiv dhe një meritë për këtë e ka padyshim sulmuesi në ikje, Pero Pejiç.

Kroati shënoi dy gola në fitoren 4-2 të mbrëmjes së sotme, duke mbajtur premtimin e dhënë një javë më parë pas humbjes në “Qemal Stafa”.

“Do të fitojmë në ndeshjen e kthimit dhe do kualifikohemi”, pati thënë Pejiç, por vështirë të besohej kjo një javë më parë.

Pjesa e parë

Kuksianët e nisën me vrull pjesën e parë dhe ishin në kërkim të golit. Në minutën e 19 erdhi goli që pritej. Moriera Santos arriti që të merrte një asist fantastik nga Lopes dhe shënoi përballë me portierin malazez.

Por nuk kaluan shumë deri sa Moreira Santos u bë sërish protagonist. Në minutën e 32-të, Santos godet nga jashtë zone, por topi i tij nuk grushtohet mirë nga portieri malazez. Aty u gjend Pejiç, i cili e shtyu topin në rrjetë.

Një minutë më pas, ende pa u dalë shoku i golit malazezëve, Kukësi goditi sërish. Karioka depërtoi mjaft mirë në krahun e majtë dhe krosoi në zonë. Topi i tij gjeti kokën e Floresit, i cili mposhti portierin malazez.

Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë, vendasit u shfaqën më agresivë dhe pas 15 minutash lojë, gjetën golin me anë të Shepanoviç, në minutën e 62-të të takimit.

Por nuk kaluan shumë dhe Flores dha një asist fantastik për Pejiç, i cili i vetëm me portierin shënoi sërish lehtësisht ndaj malazezëve.

Ky ishte edhe goli i nokautit për malazezët, të cilëve u duheshin edhe tre gola që të siguronin kualifikimin. Në minutën e 87-të, malazëzën shënojnë sërish, kësaj here me Adzoviç.

Por koha nuk mjaftonte për malazezët. Kukësi fiton 4-2 në Podgoricë duke kaluar në turin e tretë kualifikues të Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here