Home Kulture Kryeministri Rama feston sot 50 vjetorin

Kryeministri Rama feston sot 50 vjetorin

725
0

rama-ditelindjeKryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e 50-të ndërsa urime të shumta i kanë vërshuar në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter. Por, si e sheh këtë 50-vjetor kryeministri Rama? Me një publikim në të njëjtat rrjete sociale ai përshëndet të gjithë nga zemra për urimet.
“Flm me zemër për urimet e panumërta dhe pse me kujtoni papushim se s’jam më i ri:-) Po mbase mund të jetë edhe keshtu: duke sjellë një foto në këtë moment ku shkruhet në anglisht dhe shqip përkthehet “Nuk jam 50 vjec, por jam 18 me 32 vjet eksperiencë”.

Sot sfati i kryeministrisë kishte përgatitur një festë surprizë për kreun e qeverisë. Gjatë paradites në kryeministri kanë hyrë deputetë, ministra të kabinetit, aleatë të Partisë Socialiste, të cilët e kanë uruar, por edhe i kanë bërë dhurata kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihet se ku dhe si Rama do të vijojë ta festojë këtë përvjetor jashtë mjedisit të punës, megjithatë në një deklaratë me 24 qershor ai tha se 50-vjetorin nuk e priste me ndonjë entuziazëm të madh. “Ditëlindja e 50-të është një ndryshim dramatik prefiksi që unë e pres pa asnjë lloj entuziazmi” -deklaroi ai.

rama-ditelindje41

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here