Home Politike KQZ shperblen LSI me 7 mln lekë, PS me 65 mijë...

KQZ shperblen LSI me 7 mln lekë, PS me 65 mijë lekë

535
0

kqzZgjedhjet e 21 qershorit e kanë shpërblyer Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo vetëm me më shumë vota, por edhe me para. Përveç pjesës së fondit që partive iu ndanë para zgjedhjeve, Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që fiton më shumë nga fondi publik që KQZ-ja u cakton partive pas zgjedhjeve vendore, me rreth 6,810,293 lekë. Pas saj në listë vjen Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, e cila do të marrë 1,270,697 lekë të reja. Partia Socialiste e Moderuar, e drejtuar nga Gjergj Koja, do të marrë shumën më të madhe pas dy partive të para, rreth 610,074 lekë. Dhe më pas në listë vjen Partia Demokratike, me 487,677 lekë.

Ndërsa shumë radhë më poshtë në listë, e parafundit, renditet Partia Socialiste, me një shumë modeste 65,151 lekë të reja. Lista e 15 partive që do të marrin para mbyllet me PDIU-në, e cila arriti një rezultat të kënaqshëm për të, por do të marrë një shumë parash 40,612 lekë. Në total, të 15-ta këto parti do të shpërblehen me 11.688.148 lekë. Ndërkohë ka një grup tjetër partish, rreth 46 parti, që nuk kanë arritur të marrin një përqindje votash mbi 0.5% në rang vendi dhe që do t’i kthejnë të gjitha së bashku buxhetit të shtetit rreth 11.688.148 lekë. Në listën e këtyre partive është rreshtuar e para Partia Demokracia Sociale, e Paskal Milos, që do t’i kthejë shtetit plot 1,321,336 lekë. Pas saj vjen PDK-ja e Nard Ndokës, që do të kthejë 1,091,229 lekë. PBDNJ-ja e Vangjel Dules pritet të kthejë deri në datën 30 shtator të këtij viti, sipas vendimit të KQZ-së, 1,037,328 lekë. Dhe më pas në listën e humbësve rreshtohet edhe PSD-ja e Skënder Gjinushit me 826,966 lekë, Partia Republikane e Fatmir Mediut me 661,159 lekë apo edhe PSV ‘91 me 200,057 lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here