Home Kosova Kosove, 3 te vdekur nga nje shperthim gazi ne KEK

Kosove, 3 te vdekur nga nje shperthim gazi ne KEK

731
0

kekNjë shpërthim i madh ka ndodhur pranë Koorporatës Energjetike të Kosovës. Shpërthimi ka ndodhur në departamentin e kimikateve në “Kosova A”,si pasojë e shpërthimit të bombulës së hidrogjenit, dhe sipas punëtorëve dyshohet se 3 të vdekur dhe 13 të plagosur, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare rreth dëmeve në njerëz. Kurse, drejtori Ekzekutiv për Shërbime e Koorporatës, Edmond Nulleshi, ka thënë për “Kosova Press” se ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe deri më tani është izoluar vendi ku ka ndodhur shpërthimi. Sipas tij, ende nuk ka asgjë zyrtare, por “shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A”.

Burime të “Kosova Press” kanë thënë se në “Kosova A” ka ndodhur një shpërthim i disa kimikaleve të cilat bëjnë zbutjen e ujit, ndërsa rrezikon shpërthimin edhe gazi butan.

Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës, ndërsa janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpive përreth.

Menjëherë është ndërprerë puna në termocentral dhe janë evakuuar të gjithë punonjësit. Ndërkaq, është shkëputur edhe energjia elektrike. Aktualisht zona është nën monitorim nga forcat e ushtria dhe tekniket me veshjet speciale.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, disa nga partitë politike në Kosovë kanë pezulluar ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme paralamentare, të cilat pritet të mbahen të dielën më 8 qershor.

Thaçi: Nuk ka kaluar ende rreziku, u izolua zona e rrezikshme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë menjëherë fushatën dhe është nisur drejt KEK-ut, për të parë nga afër pasojat e këtij shpërthimi.

“Nuk ka kaluar ende rreziku, por është izoluar zona e rrezikshme. Të gjitha strukturat e specializuara janë në gjendje gatishmërie. Janë duke u larguar të gjithë punëtorët nga vendi i punës, për shkak se ende nuk ka kaluar rreziku. Jam me punëtorë, minisrin Ismaili, të gjithë, me qëllim për të shpëtuar njerzit”, tha thënë kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaci.

Jahjaga: Momente të vështira, solidarizohemi me familjarët
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka shprehur dhembjen e thellë për tragjedinë që goditi punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Në një reagim të presidentja thotë se “në këto momente të vështira të solidarizohen në dhembje me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë dhe të bashkohen në lutje për fatin e punëtorëve të KEK-ut dhe shërimin e tyre të shpejtë”.

Presidentja kosovare nuk harron pa falënderuar ekipet e emergjencës, policisë së Kosovës dhe mjekët në QKUK për punën e bërë gjatë kësaj tragjedie.

Emrat e të plagosurve
“Gazeta Express” sjell emrat, vendlindjet dhe moshën e punëtorëve të KEK-ut që u lënduan sot në tragjedinë që ndodhi aty.
1- Naim Hajrizi 1978 Prishtinë
2- Bashkim Kutllovci 1950 Prishtinë
3- Bashkim Tanaj 1968 Obiliq
4- Nyredin Dardhishta 1985 Kaqanik
5- Izet Dedinca 1969 Lajthisht-Obiliq
6- Mentor Avdyli 1979 Dobroshevc Drenas
7- Besim Elezi 1977 Mihhaliq – Obiliq
8- Elmza Hoxha 1956 Miradi e ulet – Fushë Kosovë
9- Shemsi Klinaku 1975 Obiliq
10- Besim Krasniqi 1974 Obiliq
11- Rrahman Alshiqi 1953 Obiliq
12- Hamdi Kutllovci
13- Ali Kutllovci

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here