Home Kosova Kosova drejt liberalizimit te vizave me BE

Kosova drejt liberalizimit te vizave me BE

682
0

vlora-citaku-bajram-rexhepiMinistrja e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi mbajtën një takim plenar me ekspertët e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë gjatë kësaj jave për të vlerësuar nga afër kriteret që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.

Pikat më të rëndësishme ku do të fokusohet vlerësimi do të jenë respektivisht menaxhimi i integruar i kufirit, dhe rendi publik.

Në fjalën e saj Ministrja Çitaku tha se pret nga përfaqësuesit e institucioneve relevante të prezantojnë të arriturat në fushat që janë duke u vlerësuar, ndërsa Ministri Rexhepi theksoi se kërkesat për liberalizim janë përmbushur.

Nga ana tjetër udhëheqësi i Misionit Vlerësues për Liberalizimin e Vizave, Loan – Dragos Tudorache tha se Kosova është në rrugë të mbarë drejtë përmbushjes së kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, duke shtuar se ky proces nuk do të ndikohet nga zgjedhjet që do të ketë si në Bashkimin Evropian, por as në Kosovë,

Misioni vlerësues do të verifikojë zbatimin e kritereve që dalin nga udhërrëfyesi, si dhe rekomandimet e identifikuara në raportin e fundit për viza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here