HYRJE Kosova Kosova bllokoi qumeshtin, Shqiperia bllokon miellin

Kosova bllokoi qumeshtin, Shqiperia bllokon miellin

0
133

miell-kosovaMbi 74 ton miell u bllokuan dje në pikën e kalimit kufitar në Kukës, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i këtij qyteti. Sipas AKU-së ngarkesa nuk është e shoqëruar nga certifikata, e cila saktëson përmbajtjen e saktë të aflatoksinës.

Dy kamionë të mëdhenj, brenda të cilëve janë 74 ton miell që vinin nga një fabrikë e prodhimit të miellit kosovare, tashmë janë të bllokuara në terminalin e automjeteve të tonazhit të rëndë. Ndërsa sipas AKU-së , kjo është bërë për çështje procedurash, pasi mielli nuk ka qenë i shoqëruar me analizat e aflatoksinës.

Në urdhërin e lëshuar nga Ministria e Bujqësisë thuhet se “Ndalimin e importit të produkteve të cilat janë të pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analizë për aflatoksinat si dhe të lejohën për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksine në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010”.

Kjo ka qenë edhe asyeja që është ndaluar hyrja e miellit, thonë burimet nga AKU. Në momentin që ata paraqesin analizat e aflatoksinës bëhet i mundur kalimi.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here