Home Aktualitet Kontrolli ne shtepine e Tahirit, asgje e dyshimte

Kontrolli ne shtepine e Tahirit, asgje e dyshimte

1643
0

Pak pasi morën vendimin nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të kontrolluar banesën ku jeton ish-ministri Saimir Tahiri, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe një ekspert kriminalist kaluan pragun e shtëpisë së tij pranë Kodrës së Diellit në orën 14:10 minuta.

Oficerët ishin deleguar nga Prokurorët e dosjes “Habilaj”, të cilët po e hetojnë deputetin për dyshimet e trafikut dhe të korrupsionit.

Me argumentin se në banesën e tij mund të gjejnë gjurmë provash që e implikojnë me të dyshuarit e arrestuar për drogë në Itali, gjyqtarja Liljana Baku pranoi kontrollin e banesës si mënyra e vetme për gjetje prove.

Megjithëse nuk kishte asgjë të befasishme tek ky kontroll, oficerët kanë pritur pak çaste në brendësi të apartamentit derisa aty mbërriti edhe i zoti i shtëpisë.

Kontrolli zgjati dy orë dhe siç thuhet në rrugë jozyrtare nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.
Por Saimir Tahiri nuk ishte i vetëm në shtëpi. Të gjitha veprimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore u kryen në prani të avokatit të tij.

Hapi tjetër i procesit hetimor pritet të jetë marrja në pyetje e vetë Saimir Tahirit nga Prokurorët e Krimeve të Rënda. Këtë vetë Tahiri e kërkoi të martën, përmes avokatëve të tij…të paktën në këtë pike, të dyja palët, prokurorë dhe avokatë do të jenë dakort.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here