Home Ushqim Konsumimi i mishit ndikon po aq sa sheqeri ne obezitet

Konsumimi i mishit ndikon po aq sa sheqeri ne obezitet

1302
2

1477905976mishiKonsumimi i mishit ndikon po aq sa sheqeri në obezitet, kështu thotë një studim i ri. Sipas shkencëtarëve të universitetit të Adelaide, yndyrnat dhe karbohidratet na sigurojnë mjaftueshëm energji për kërkesat e trupit, dhe përthithen më shpejt se proteinat.

Kjo do të thotë se energjia e akumuluar tek mishi përdoret më vonë, apo kur kemi teprica depozitohet si yndyrë në trupin tonë. Pra, konsumi pa kriter i mishit kontribuon në peshën trupore.

Studenti Wenpeng You i universitetit të Adelaide ka ekzaminuar ndikimin e sheqerit dhe mishit në obezitet në 170 vende, dhe ka gjetur një lidhje të fortë mes të dyjave. Duke llogaritur dhe ndryshimet mes vendeve, përfshi nivelin e urbanizimit, aktivitetin fizik dhe kaloritë që merren, studimi gjeti se mishi është përgjegjës për 13 % të obezitetit, i njëjti nivel që ka sheqeri.

“Na pëlqen apo jo, yndyrnat dhe karbohidratet në dietat moderne na mjaftojnë për të na dhënë energji për nevojat ditore. Por për shkak se proteinat e mishit treten më ngadalë se yndyrnat dhe karbohidratet, do të thotë se energjia që marrim prej tyre është një surplus, e cila konvertohet më pas në dhjamin e trupit”, thotë You.

Studimi ndryshon nga ato të mëparshmet në lidhje me mishin dhe obezitetin, duke lidhur përmbajtjen yndyrore të mishit me peshën. Por z. You thotë se përgjegjëse direkte janë proteinat e mishit.

2 COMMENTS

  1. me eshte lajmerue yndyra ne gjak a eshte i demshem mishi pa yndyre se me heret eshte konstatuar si i demshem dhe ni nder faktoret potencijal per yndyre, e tani flitet qe per proteinat e mishit qka eshte vertet i favorshem !? ju lutem nje keshill perkatese.Ju falemnderit per mirkuptim

  2. me eshte kajmerue yndyra ne gjak a eshte i demshem mishi pa yndyre se me heret eshte konstatuar si i demshem dhe ni nder faktoret ptencijal per yndyre, e tani flitet qe per proteinat e mishit qka eshte vertet i favorshem !? ju lutem nje keshill perkatese.Ju falemnderit per mirkuptim

Leave a Reply to Hatixhe Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here