Home Kulture Konkursi në pikturë, 15-vjeçari nga Berati më i miri në botë

Konkursi në pikturë, 15-vjeçari nga Berati më i miri në botë

1111
0

Adi-TotajVlerësohet si më i miri në pikturë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota. Nxënësi i Medresesë së Beratit, Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012″ për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit WËorld Haritage. Ky është çmimi i dytë i tij pas atij të vendit të tretë të marrë në vitin 2011. Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012″ u organizua nga Banska Štiavnica e Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave, duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën. “A Youthful Vision 2012″ është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme. Adi Totaj ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, ku dhe i inkurajuar nga mësuesit e prindërit e tij në vitin 2009 regjistrohet në studion “Art Kolor”. Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë që nga klasa e 6-të, njëkohësisht ka qenë dhe një nxënës shembullor me rezultate të larta në mësime. Në kërkim të përmbushjes së objektivave të tij konkurron dhe vendos të studiojë në Medresenë e Beratit. Fakti që mësimet zhvillohen në katër gjuhë, shqip, anglisht, turqisht dhe arabisht, siç thotë ai, e bën të ndjehet dhe më i sigurt në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së tij.

ura-e-gorrices-
Piktura me të cilën fitoi çmimin e parë në botë nga UNCESCO “Ura e Gorricës”, Berat
Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/01/30/konkursi-ne-pikture-15-vjecari-nga-berati-me-i-miri-ne-bote/#ixzz2JdFIq3lp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here