Home Ekonomi Kompania kineze zyrtarizon blerjen e Aeroportit të Rinasit

Kompania kineze zyrtarizon blerjen e Aeroportit të Rinasit

610
0

14615899001460828251shitjaKompania kineze “China Everbright” ka zyrtarizuar blerjen e Aeroportit të Rinasit. Përmes një deklarate zyrtare, grupi kinez njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen me Tirana Airport International, që i jep asaj të drejtën e konçesionit të aeroportit të Tiranës deri në vitin 2027.

Kompania nuk ka zbuluar shifrat e transaksionit, por ka bërë të ditur se aeroporti do të menaxhohet nga “Ken Dynamics”, një konsorcium që ajo e ka formuar së bashku me “Friedman Pacific”.

“China Everbright” e cilëson Rinasin si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europë dhe thotë se ai është e para e një serie blerjesh që ajo do kryejë jashtë Kinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here