Home Sport Kompania celulare Plus mbeshtet kombetaren shqiptare te futbollit

Kompania celulare Plus mbeshtet kombetaren shqiptare te futbollit

585
0

Per here te pare kombetarja shqiptare e futbollit do te mbeshtetet nga biznesi shqiptar, ne sezonin eliminator “Euro 2012”. “Plus Communication sh.a”, operatori me i ri celular ne treg, eshte sponsori i pergjithshem i kombetares sone. Prezantimi zyrtar u be dy dite para ndeshjes se pare te eliminatoreve te Kupes se Botes, me Rumanine. Z. Petraq Shomo Kryetar i Bordit Drejtues te kompanise u shpreh ne konferencen per shtyp qe eshte mbajtur para nisjes se ekipit tone drejt Bukureshtit, se kompania me kapital teresisht shqiptar synon te shnderrohet ne liderin e tregut te telekomunikacioneve. “Ne kete fryme, e konsideruam si krejtesisht te natyrshme mbeshtetjen e PLUS Communication sh.a, si sponsor te pergjithshem te kombetares sone. Ne jemi te nderuar qe jemi pjese e nje grupi biznesesh shqiptare ne kete sipermarrje, duke sjelle per here te pare ne historine e kombetares nje mbeshtetje 100 per qind shqiptare. Prandaj ju themi Forca Shqiperia, suksese dhe fat! Se bashku me publikun dhe tifozet shqiptare, ne do t’ju mbeshtesim fort ne kete sfide dhe ne te tjera qe do te vijne gjate ketyre eliminatoreve. ” – deklaroi Z. Shomo. PLUS eshte aktualisht ne procesin e ngritjes dhe testimit te rrjetit per ofrimin e sherbimit te telefonise celulare dhe shume shpejt klientet e pare do te perdorin sherbimet e plota te operatorit me te ri celular ne tregun shqiptar (telefonatat, SMS, lidhjet me internet etj). PLUS perfaqeson bashkimin e kapitalit dhe perpjekjeve te disa kompanive shqiptare qe kane investuar deri tani afro 35 milion Euro, ndersa investimi pritet te arrije shifren e 100 milion eurove brenda vitit 2011. Duke qene e vetmja kompani teresisht shqiptare ne kete treg, ajo ka per qellim qe te ri-investoje kapitalin e saj ne vend dhe te ndihmoje ne kete menyre ne nje objektiv akoma me te madh, ate te fuqizimit te ekonomise se vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here