Home Aktualitet Komiteti i Jashtëm Europarlamentar voton rezolutën per integrimin e Shqipërisë.

Komiteti i Jashtëm Europarlamentar voton rezolutën per integrimin e Shqipërisë.

644
0

Komiteti i Jashtëm Europarlamentar vendosi gjatë pasdites që të votojë mëngjesin e të mërkurës rezolutën mbi integrimin europian të Shqipërisë.

Deri në mesditë ishte deklaruar se nje gjë e tillë mund të shtyhej sërish. Ne emer te grupimit te majte, Kristian Vigenin tha se ka ende nje marreveshje ne Shqiperi ndaj per t’i ardhur ne ndihme dhe vizites se shefit te PPE-se Joseph Daul i cili po takon kryeministrin Berisha e faktore te tjere politik ne Tirane gjate kesaj jave, Parlamenti Europian duhet te shtynte rezoluten mbi Shqiperine, per te ndihmuar keshtu ne gjetjen e zgjidhjes.

Por sipas eurodeputetes se djathte, Doris Pack, “kjo rezolute u shty nje here dhe ajo cfare pret tani Parlamenti Europian nga qeveria eshte qe te bashkepunoje me opoziten mbi nje ligj te ri elektoral, per zgjedhjet e ardhshme, se te kaluarat shkuan tashme”.

Por ndryshe nga Partite Popullore Europiane, liberalet, te gjelbrit dhe blloku i deputeteve pa grupim politik, u pozicionuan perkrah socialdemokrateve europiane. Fjala e raportuesit per Shqiperine, Chountis, i cili beri thirrje per te votuar rezoluten, ndryshoi ne moment te fundit qendrimin e te gjelberve dhe ekstremisteve te majte.

Kjo mundi te siguroje shumicen per te votuar rezoluten mbi integrimin europian te Shqiperise mengjesin e te merkures sic parashikon axhenda e Parlamentit. Per marrjen e ketij vendimi mund te kete ndikuar dhe lobimi i perfaqesuesve te maxhorances shqiptare, te cilet takuan ne menyre jozyrtare raportuesin per Shqiperine Chountis si dhe eurodeputete te grupimeve te ndryshme politike ne ambjentet e Parlamentit Europian.

“Po e takova zonjen Bregu dhe ajo me informoi mbi situaten aktuale ne Parlament. Diskutuam sigurisht dhe mbi rezoluten sepse per Shqiperine ishte shume e rendesishme kjo. I tregova se cilat ishin pozicionet e grupimeve te ndryshme politike dhe se gjate pasdites do te vendosnim nese do ta votonim ose jo kete rezolute ndoshta neser. Sa here ka nje rezolute ndaj nje vendi, gjithmone perfaqesuesit e ketij vendi tentojne te lobojne tek eurodeputetet duke treguar pikpamjet e tyre. Eshte nje proces normal dhe Shqiperia po ben te njejten gje”, tha Libor Roucek. Per rezoluten ndaj Shqiperise jane propozuar 114 amendamente, ne te cilat verrehet qarte mbeshtetja politike e grupeve perkatese politike ne Parlamentin Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here