Home Ekonomi KLSH audit në Bankën e Shqipërisë

KLSH audit në Bankën e Shqipërisë

569
0

banka-e-shqiperisKontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur shqetësimin e shpenzimeve kolosale që kryen Banka e Shqipërisë për pagat dhe dietat e punonjësve. Madje ka rekomanduar edhe disa masa për rregullimin sistemit të pagesave. “Vërejtëm se sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” të vitit 1997, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka të drejtën për të përcaktuar nivelin e pagave dhe të shpërblimeve të stafit të Bankës së Shqipërisë. Nga auditimi rezultoi rregullshmëria ligjore e pagesave të mbështetura në vendimet e këtij këshilli, por konstatuam mosrespektim të ndjeshmërisë qytetare në lidhje me nivelet shumë të larta të pagesave për drejtuesit, krahasuar me nivelin e pagës dhe trajtimet e punonjësve të institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Sipas artikullit të botuar nga gazeta “Shekulli”, KLSH ka rekomanduar fillimin e nismës ligjore për rishikimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë.

Në rekomandimet drejtuar Bankës së Shqipërisë, KLSH i kërkon të vendosen nivele të arsyeshme për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës “në mënyrë që pagat e tyre se bashku me shpërblimin e BSh të mos jenë më shumë sesa paga e anëtarëve të Këshillit të Ministrave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here