Home Teknologji Kine, perurohet treni me shpejtesi 350 km/h

Kine, perurohet treni me shpejtesi 350 km/h

653
0

china-trainsNjë hekurudhë e re më e shpejtë që lidh qytetet e Kinës së veriut  ku përfshihet qytetet e  Tianjin dhe Qinhuangdao është futur zyrtarisht në punë mëngjesin e të dielës.
Linja hekurudhore e shpejtësisë së lartë Tianjin – Qinhuangdao, e cila është gati 287 kilometra e gjatë, është e disenjuar me një shpejtësi  lëvizjeje prej 350 km në orë.

Gjatë fazave të para të udhëtimit në këtë hekurudhë shpejtësia do të jetë 300 km në orë, sipas autoriteteve te hekudhudhës Kineze.
Nëntë ndalesa, përfshi këtu dhe terminalin e qytetit Tianjin dhe Qinhuangdao, janë vendosur.

Pesë trena të shpejtësisë së lartë të kësaj hekurudhe do të udhëtojnë ndërmjetë qytetit të Tianjin dhe katër trenat e tjerë në qytetët jugorë të Kinës, Shenyang, Changchun, Harbin, Dalian, do të konkurrojnë trenat e vjetër në këtë hekurudhë me shpejtësi të lartë.

Ne orën 9:51, treni G420/41 la stacionin perëndimor të Tianjin dhe ju drejtua Shenyang. U desh vetëm një orë e 11 minuta që treni i shpejtësisë së latë ose treni plumb të mbërrinte në Qinhuangdao. Ndërsa koha e udhëtimit ndërmjëtë dy qyteteve ishte 2 orë e gjysëm.

Hekurudha e re e shpejtësisë së lartë pritët të përmirësohet për të përballuar presionin e Pekinit, sidomos gjatë kulmit të festivalit të pranverës ku ka dhe një fluks të madh udhëtarësh, thanë autoritetet.
Ndërtimi i kësaj hekurudhe nisi në 8 nentor 2008 dhe testimet dhe levizja provë e trenave filloi në filim të nëntorit të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here