Home Bota Kine, 44 te vdekur nga shperthimi ne nje depo mallrash

Kine, 44 te vdekur nga shperthimi ne nje depo mallrash

668
0

shperthim-kine44 persona raportohen të vdekur dhe mbi 500 të tjerë të plagosur nga 2 shpërthimet e fuqishme që kanë tronditur Kinën të mërkurën në mbrëmje.  Në mesin e të vdekurve janë edhe 12 zjarrëfikës të cilët shkuan në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të palgosurve.

Sipas agjensisë kineze të lajmeve shpërthimi ndodhi në portin e Tianjin në një depo mallrash të rrezikshëm kimike. Përveç numrit të lartë të viktimave , shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale duke shkatërruar dyert dhe dritaret e ndërtesave përreth.

Mediat kineze bëjnë me dije se shpërthimi i pari ishte i barabartë me 3 ton eksploziv ndërsa i dyti me 21 ton.

Menaxherët e depos ku ndodhi shpërthimi tashmë janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet kineze, për të zbardhur shkakun e plotë të ngjarjes. Presidenti Xi Jinping i bën thirrje autoriteteve të shpëtimit të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Tianjin është porti më i madh në juglindje të Pekinit dhe është i populluar nga 15 milionë banorë.

Shpërthim masiv në Kinë,flakët duken dhe nga hapësira
Një shpërthim i madh ka ndodhur në një qytet të Kinës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Tuanjin, një port rreth 144 km në juglindje të Pekinit.

Shpërthimi ka ndodhur në disa faza, ku fillimisht ndodhi një shpërthimi i vogël dhe më pas flakët mbuluan qiellin.

Ndertesa dhe qindra makina jane shkaterruar nga shperthimi
Ndertesa dhe qindra makina jane shkaterruar nga shperthimi

Nga raportohet e parë mësohet se shpërthimi ka ndodhur nga gazi.

Tianjin është qyteti i katërt më i madh në Kinë me një popullsi prej 15 milionë banorë.

Raportohet se ka një numër të madh të plagosurish, ku numri mund të arrij deri në 1 mijë. –

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here