Home Sport KF Vllaznia ankohet per zvarritjen e punimeve te stadiumit te ri

KF Vllaznia ankohet per zvarritjen e punimeve te stadiumit te ri

687
0

loro-boriciKlubi i futbollit Vllaznia nëpërmjet një deklarate për shtyp ka reaguar në lidhje me ngadalësimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”.Shkodranët ironizojnë duke thënë se me këtë ritëm punimesh stadiumi përfundon në vitin 2017-të.

Në reagim sqarohet se kjo situatë po i shkakton skuadrës së futbollit dëm financiar por edhe sportive që ndikon në gjendjen e përgjithshme të skuadrës. Deklarata mbyllet me tërheqje vëmendje për personat përgjegjës për shtim të ritmit të punimeve në mënyrë që Vllaznia të rikthehet të luajë në shtëpinë e saj në “Loro Boriçi”.

Vllaznia i ka humbur tre ndeshjet e para në Superligë ku dy prej tyre që figuronte si pritëse është detyruar t’i luajë në Pukë.

Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” filluan me ritme tepër të larta sepse aty synohej të luhej ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, por pasi udhëzimit të UEFA-s që e zhvendosi ndeshjen në “Elbasan Arena”, punimet po zvarriten ndjeshëm.

Ja edhe deklarata e plotë e Klubit Vllaznia
KF Vllaznia përmes kësaj deklarate shpreh shqetësimin në lidhje me uljen e ritmit të punimeve dhe zvarritjen e tyre për rikontruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Ju mund të verifikoni vetë ritmin me të cilin po punohet por me këtë ritëm punimesh ne dyshojmë se stadiumi nuk do të përfundojë as në vitin 2017.

Në fillim na u premtua se stadiumi do të inagurohej në ndeshjen me Serbinë më 8 tetor, pastaj na u tha se stadiumi do të përfundonte në këtë afat por për efekt sigurie do të luhej në Elbasan. Më pas na u tha se stadiumi do të inagurohej në nëntor por siç mund ta shihni edhe vetë, asnjëri prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur. Madje, edhe sikur tani e tutje të punohej me tre turne, stadiumi nuk do mund të përfundonte para vitit 2016.

Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh shqetësimin në lidhje me këtë çështje sepse po na bëhet një dëm i madh financiar por edhe sportiv dhe kjo padiskutim që ka ndikimin e vet tek skuadra.

Po bëjmë këtë deklaratë që të tërheqim vëmendjen e të gjithë personave të cilët kanë ndikim në marëdhënien kontraktuale në çështjen e stadiumit me shpresën se gjërat do të ndryshojnë dhe ritmi i punimeve do rritet sërish dhe Vllaznia do të rikthehet sa më shpejt në shtëpinë e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here