Keshilli i Ministrave miraton planin e integrimit dhe programin ekonomik

0
88

14853637261484764448400000Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e rregullt të tij një seri vendimesh, në kuadër të reformave politike dhe ekonomike.

Mes vendimeve spikat miratimi i Planit Kombëtar për Integrimin europian, që përfshin vitet 2017-2020, e që ngarkon Ministrinë e Integrimit me detyrën e bashkërendimit të institucioneve për implementimin e kritereve.

Gjithashtu, KM ka miratuar edhe programin e reformave ekonomike, për periudhën 2017-2019, si dhe kuadrin makro-ekonomik e fiskal për periudhen 2018-2020.

Gjithashtu janë miratuar kushtet dhe procedurat për ndërtimin e linjave direkte të energjisë. Për këtë, vendimi konsiston në miratimin e kontratës shtesë të konçesionit për ndërtimin e hidrocentraleve Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fani dhe Fangu.

Ndër të tjera, rezulton miratimi i:

Vendimit për ndryshimin e statusit nga tokë bujqësore në tokë truall për ndërtim, për sipërfaqet që pritet të preken nga ndërtimi i gazsjellësit TAP;

disa ndryshimeve të vendimit të vitit 2003 për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore;

miratimi i marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe grupit “KFW Frankfurt Am Main”, për financimin e një studimi për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta në Shqipëri.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here