Home Shendetesi Këshilla speciale për pushimet në det, si të mos shëndosheni

Këshilla speciale për pushimet në det, si të mos shëndosheni

629
0

Jetojmë në një shoqëri ku mbizotërojnë të gjitha llojet e ushqimeve nga njëra anë dhe kulti i veshjeve me masën 40 nga ana tjetër. Ekziston tundimi për të provuar çdolloj kënaqësie ushqimore dhe detyrimi për të treguar një imazh që na kënaq, sikur trupi tregon gjithçka për ne.Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm për domethënien e ushqimit, për të mos e përdorur si antidote të ankthit, mërzitjes dhe stresit. Mbajtja e një diete do të ishte vërtet mirë. Por, për të bërë dietat të funksionojnë, duhet përshkruar një program që parashikon aktivitetin fizik dhe një mënyrë të ushqyeri që sjell ekiulibër metabolik. Pavarësisht rekomandimeve të dietologëve, vullneti është “arma” më e fortë për të ruajtuar veten nga mbipesha në çdo stinë. Duhet ndryshuar krejtësisht mënyra e të menduarit, sepse ekziston një lidhje e fortë mes trupit dhe mendjes, dhe shpesh është administrimi i keq i emocioneve ai që përcakton dështimin e dietave.Gjithashtu, nëse kërkon vërtet të jesh i shëndetshëm dhe në formë të përkryer, braktisni teorinë e llogaritjes së kalorive në favor të metodës molekulare, e cila merr në konsideratë molekulat ushqyese që përmbajnë ushqimet dhe ato të absorbuara nga organizmi. Nuk duhet të jeni të fiksuar te tabelat dhe numrat, por të shijoni ushqimet hipokalorike, pa humbur alegrinë. Sepse, shpesh sforcimit për t‘u dobësuar i shtohet edhe ai i ndryshimit të zakoneve. Është shumë mirë nëse evitohen dietat vetëm me një ushqim, ose me bazë produktesh ekzotike dhe të kushtueshme. Të ndryshoni zakonet ushqimore që keni ndjekur për vite me radhë, nuk është e lehtë. Për të pasur sukses, duhet të futni doza të reja dhe ushqime të reja, por në mënyrë graduale dhe pa sforcim.

Çfarë rekomandohet?
Sa i takon llojeve të ushqimeve në tryezë nuk duhet të mungojnë:
Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë në tryezën e gjithsecilit në stinën e e verës. Pjata e parë në tryezë gjatë kësaj stine duhet të jetë sallata me perime. Duhet të jenë të pranishme sallata jeshile, spinaqi etj, sa më të freskëta dhe sa më pak të gatuara, pasi kështu nuk rëndojnë organizimin dhe treten më shpejt.
Po kështu, domatet dhe specat e të gjitha ngjyrave janë të rekomandueshme për t’u konsumuar në këtë stinë. Speci i kuq, është i pasur me vitaminën C dhe është një nga antioksidantët që ruan shumë sistemin imunitar. Veçse një ushqim shumë i mirë e i shëndetshmë, perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm si një “ilaç” mjaft efikas ndaj shumë sëmundjeve, sepse përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike.
Mos konsumoni gjatë verës ushqime që rëndojnë shëndetin, sikurse ato të pasura me proteina, ndër të cilët, mishi apo dhe fasulet. Po ashtu, peshku është ushqim i lehtë i rekomandueshëm në verë, por edhe i shëndetshëm.
Por, ëmbëlsirat mbeten ende një “rrezik” kryesor për shtimin e peshës gjatë stinës së nxehtë. Askush nuk mund t’i rezistojë shijimit të një akulloreje, ndaj këshillohet për zgjedhjen e llojeve me bazë frutash të freskëta, të shijshme por edhe të “parrezikshme” për shëndetin. Ndërkohë, akulloret me bazë veze kanë më tepër rrezik për helmim tek ata që e konsumojnë. Frutat e të gjitha ngjyrave nuk duhet të mungojnë në stinën e verës. rekomandohen konsumim të grupit të manave, qershitë, luleshtrydhet, të gjitha frutat e stinës, por edhe këto me kujdes, pasi konsumimi në sasi të mëdha, jep kalori të tepërta.
Aktiviteti fizik është një element i domosdoshëm për të patur një shëndet të mirë. Ndaj, qoftë edhe ecja, vallëzimi, puna në kopsht apo në shtëpi, lojra dhe sporte me fëmijë etj, janë të domosdoshme për të pasur një trup të shëndetshëm e, pa dyshim, në peshën e duhur.
Stina e verës, me frekuentimin e plazhit, të jep mundësinë për të ushtruar notin, ndërsa për ata që preferojnë freskinë e maleve, ecjen. Ndërkohë, të ngasësh biçikletën në jetën e përditshme është një ndër aktivitetet që sjell shumë të mira për shëndetin, si fiskulturë kardiovaskulare, rrit forcën fizike, ekuilibrin dhe fleksibilitetin, si dhe djeg shumë kalori. Këshillohen së paku 30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatë 5 ditëve të javës, një nga faktorët për të mbajtur një raport të mirë me peshoren. Por jo vetëm kaq. Një dietë e mirë është edhe ajo ku njeriu shijon të gjitha emocionet që vijnë nga ushqimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here