88 vizitore online

Kerconehet me SMS ish shefi i krimeve te Komisariatit Nr. 6

dritan-lamajPolicia e Shtetit merr në mbrojtje Arianit Arapin, ish-shefin e krimeve të Komisariatit Nr.6 në Tiranë i cili u kërcënua në telefonin e tij celular menjëherë pas ekzekutimit të kryekomisarit Dritan Lamaj.

Burime konfidenciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pohuan lajmin, duke theksuar se agjentë të repartit special RESI janë angazhuar në ruajtjen fizike të Arapit dhe të familjes së tij.
Kryekomisari Arapi, i cili prej afro dy muajsh mban postin e shefit të Komisariatit të qytetit të Pogradecit, u kërcënua mbrëmjen e 24 shkurtit në numrin e tij të policisë, ku një tekst kanosës për jetën alarmoi të gjitha strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga burime jozyrtare mësohet se ai është shoqëruar nga Pogradeci për në Tiranë me një automjet të blinduar, ku më pas ka regjistruar dhe kallëzimin penal i cili duket se u mor shpejt në konsideratë nga kolegët e tij.

Lajmi i publikuar  përgjatë së mërkurës rreth kërcënimit të Arapit, u konfirmua edhe nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët thanë se po verifikojnë dhe po hetojnë sms-në kërcënuese ndaj Arapit.

“Dritani u prehtë në paqe. Tani është radha jote…”. Kjo ka qenë përmbajtja e tekstit të mesazhit që Aranit Arapi mori mbrëmjen e 24 shkurtit në numrin e tij të policisë. Burime të sigurta policore bënë të ditur lajmin, duke vënë theksin tek situata alarmante që u krijua menjëherë pas ekzekutimit të tipit mafioz ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj.

Sipas burimeve, ish-shefi i Krimeve në Komisariatin Nr.6 në kryeqytet bëri kallëzim penal mbrëmjen e ngjarjes, ku struktura e veçantë që merret me mbrojtjen e punonjësve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, nisi punën për sigurimin fizik të të kërcënuarit me jetë.

Edhe pse për shkak se çështja është ende nën hetim dhe burimet nuk bëjnë të ditur numrin e celularit nga i cili u nis mesazhi, burimet thonë se janë në rrugën e duhur për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të kërcënimit. Momenti i dërgimit të mesazhit alarmoi më së shumti punonjësit policorë, të cilët nuk kanë mbyllur ende mirë hetimet për Lamajn.

 

 

Lini nje koment

Mos e humbisni...

Modelja Charlote Springer, e dashura e re e Adnan Januzaj

Modelja Charlote Springer, e dashura e re e Adnan Januzaj