HYRJE Aktualitet KE miraton Rezolutën për Shqipërinë

KE miraton Rezolutën për Shqipërinë

0
120

-Komiteti i Jashtëm i Këshillit të Europës ka diskutuar dhe ka miratuar sot paradite rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë. Rezoluta do te hidhet në votim plenar në muajin Korrik.

“Shqipëria ka bërë përparim në reformën, por duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin, dhe të gjitha Shtetet Anëtare të BE duhet të mbështesin një qëndrim të përbashkët për Kosovën”, bëri të ditur sot Komiteti i Punëve të Jashtme në dy rezolutat e këtyerë vendeve që i miratoi të mërkurën. Duke vënë re se janë përmbushur kriteret e Kopenhagenit, Parlamenti duhet të mbështesë anëtarësimin përfundimtar në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, shton Komiteti i Punëve të Jashtme në Këshillin Europian. Te dyja Rezolutat jane planifikuar te hidhen per votim ne seancen plenare te PE, ne muajin Korrik.

Rezoluta është hartuar nga raportuesi për Shqipërinë dhe Ballkanin në PE, europarlamentari grek, Nikoalos Chountis. Për rezolutën ndaj Shqipërisë ishin propozuar 114 amendamente, në të cilat vërehet qartë mbështetja politike e grupeve përkatëse politike në Parlamentin Europian.

Në përmbajtjen e saj, Rezoluta mirëpret vendimin e 27 Majit të Komisionit Europian për të propozuar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe i bën thirrje Komisionit të verifikojë që të gjitha kriteret që kanë mbetur të plotesohen në muajt e ardhshëm, me qëllimin për ti hapur rrugë, Këshillit dhe parlamentit të miratojne liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare brenda fundit të ketij viti.

Rezolutia e Chountis gjithashtu nxit fuqimisht të gjitha forcat politike që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv duke përfshirë ketu diskutimet mbi një ligj të ri elektoral që do të garantojë transparencë të plotë të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
Rezoluta thekson se një zgjidhje ndaj krizës aktuale mund të gjendet vetëm duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe principet e transparencës.

Rezoluta për ecurinë e Shqipërisë ishte parashikuar që të votohej më 1 qershor, por kriza politike detyroi europarlamentarët që të mos ta votonin atë, duke pritur një konsensus politik mes demokratëve dhe socialistëve për çështjen e hetimit të zgjedhjeve më të fundit parlamentare.
Pikat më të debatueshme të rezolutës ishin: pika 3, që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri dhe pika 6, që ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave.

Komiteti i Jashtëm në KE miratoi sot dhe Rezolutën për procesin e integrimit të Kosovës në BE, të hartuar nga Shqipëria.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here