Home Aktualitet Kamionet me mallra, hiqet detyrimi i peshimit

Kamionet me mallra, hiqet detyrimi i peshimit

538
0

1470397794kamionetKamionët me mallra që hyjnë apo dalin në pikat doganore të vendit tonë nuk do të kenë më detyrimin për t’u peshuar të gjithë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka miratuar një udhëzim, i cili aplikon modelin e riskut në këtë procedurë, duke e zbatuar detyrimin për peshim në vetëm 20% të rasteve.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo masë lehtëson bizneset duke i çliruar nga kostot që ato paguajnë për tarifat e peshimit. Por, në të njëjtën kohë, ajo do të reduktojë edhe vonesat në pikat e kalimit kufitar, në veçanti në Portin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here