Home Sport Juventusi, ultimatum Wolfsburgut për Dzekon

Juventusi, ultimatum Wolfsburgut për Dzekon

627
0

Juventusi është duke e kërkuar me ngulm Edin Dzekon, pasi që tani a ka vënë një ultimatum një javor Wolfsburgut, i cili në vete përmban një ofertë të panegociueshme prej 30 milionë eurosh. Gazeta italiane “Corriere dello Sport” pohon se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka rritur ofertën në 30 milionë euro, në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e Dzekos. Mirëpo, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për Ëolfsburgun që shpreson se City do të ofrojë më shumë, përkundër faktit se Dzeko dëshiron të luajë në Itali. Nuk ka më negociata të tipit para plus Diego, pasi që ky i fundit nuk u intereson gjermanëve, ndërsa oferta përfundimtare tani është 30 milionë euro. Në rast se refuzohet oferta, atëherë bardhezinjtë do të fokusohen në Alberto Gilardinon ose Giampaolo Pazzinin, edhe pse Fiorentina dhe Sampdoria kanë thënë se nuk kanë ndërmend t’i shesin yjet e tyre.
Shkëmbim Huntelaar-Camoranesi?
Por Juventusi nuk ndalet me kaq. Sipas mediave italiane Juventusi dhe Milani mund të bëjnë biznes të mirë këtë afat kalimtar veror, pasi që po spekulohet për një marrëveshje shkëmbimi mes Mauro Camoranesit dhe Klaas-Jan Huntelaar. Tuttosport spekulon se Camoranesi, që është pranë largimit, ka refuzuar një numër ofertash nga klube mesatare për të kaluar te ndonjë klub i madh. Dhe ai klub mund të jetë Milani. Italiani nuk shihet më pjesë e ekipit të revolucionarizuar të Del Nerit. Me Huntelaarin në largim e sipër, të dyja klubet mund të arrijnë një marrëveshje të përshtatshme për të dyja palët. Juventusi pritet t’i ofrojë Milanit para plus Camoranesin për sulmuesin holandez.
Burdisso mirëpret interesimin e Juventusit
Ndërkohë, mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, ka deklaruar publikisht se dëshiron të largohet nga Nerazzurrët, ndërsa ka mirëpritur interesimin e Juventusit për të, në rast se Roma nuk i përmbush kërkesat e zikaltërve. “Sikurse kam thënë shumë herë më parë, Interi është një ekip i krijuar me ide precize dhe të vendosura”. “Unë do të vazhdoj të stërvitem me ta, sepse unë jam profesionist, por nuk dua të qëndroj në Milano, është një vendim të cilin e kam marrë shumë kohë më parë”. “Tani e ardhmja ime është në dorë të Interit, Juventusit dhe Romës. Interesimi i Juventusit është nder i madh për mua”, u shpreh Burdisso për Tuttosport.
Eçlestone kërkon largimin e skuadrave të dobëta

Bosi i Formula 1, Bernie Eclestone mund të shkurtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë sport edhe pse projektet në fillim të sezonit ishin për pjesëmarrjen e sa më shumë makinave. “Nuk do çuditesha sikur një apo dy skuderi të mos e mbyllnin sezonin. Të gjithë ne duam 20 makina në startin e nisjes”, shprehet pronari i Formula 1. Sipas Eclestone, në F1 janë disa skuadra që nuk duhet të ishin. “Nuk është e vështirë të gjesh shënjestra sepse këtë vit kanë hyrë në garë Lotus, Hispania e Virgin. Lotus është një markë e çmuar dhe nuk dua ta humbas”, shton Eclestone në një intervistë dhënë për “Daily Telegraph”. Më tej ai shton se shqetësohet nga mungesa e konkurrencës tek disa skuadra pasi ka edhe një kosto të lartë për mbajtjen e tyre. “Nëse në një garë këto skuadra nuk paraqiten nuk mendoj se publiku do të pakësohej dhe shumë njerëz do të fiknin televizorin”, përfundon Eclestone.
Manchester City, 400 milionë euro shpenzime për 2 vjet

Në rreth 2 vjet, arabët e Manchester City-t kanë investuar një mal me euro për të ndërtuar një skuadër të vërtetë në nivelet botërore. Tashmë projektin e ka në dorë italiani Roberto Mancini që sapo ka mbyllur edhe blerjen e sulmuesit Mario Balotelli. 400 milionë euro janë investuar deri tani nga sheiku Mansour bin Zayd Al Nahyan, i cili paguan edhe 90 milionë euro paga në sezon. Objektivi i vetëm është fitorja në Premier League e Champions League kur gjithçka nisi nga blerja e brazilianit Robinho për 42 milionë euro. Që prej asaj kohe, skuadra “Citizens” është pasuruar edhe me 20 lojtarë të tjerë të klasit botëror pasi për momentin është një nga shoqëritë më të shëndosha ekonomikisht. 126 milionë euro janë shpenzuar vetëm në vitin 2010 për të blerë Boateng (12), Kolarov (19), Yaya Toure (30), Silva (30) dhe Balotelli (35). City numëron 39 lojtarë; 5 portierë, 12 mbrojtësa, 13 mesfushorë dhe një numër të madh sulmuesish, Robinho, Tevez, Adebayor, Bellamy, Santa Cruz, Balotelli, Jo, Caicedo dhe Tchuimeni-Nimely. Por nga ana tjetër, parashikohen largime për të lehtësuar shpenzimet dhe i pari në listë është Adebayor, ndërsa Robinho fiton 7 milionë në sezon dhe pothuajse asnjë skuadër nuk ka luksin ta blejë. Me pak fjalë, sheiku Manssour e ka mbajtur premtimin, tashmë duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe trajneri italian, Roberto Mancini.
“Çnderim publik” për kombëtaren e Koresë së Veriut

Ndëshkohen rëndë pjesëtarët e kombëtares së Koresë së Veriut pas 3 humbjeve në Kupën e Botës ku regjimi vecon atë 7-0 ndaj Portugalisë. “Çnderim publik për papërgjegjshmërinë e treguar dhe mosndjekjen e urdhrave të liderit Kim Jong-il”, shkruan gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo”, sipas së cilës, ish trajneri i kombëtares Kim Jong-hun është shkarkuar nga detyra dhe përjashtuar nga Partia Komuniste si dhe është dërguar të punojë në një firmë ndërtimi në Phenian. Ndërkohë që e gjithë skuadra është detyruar të qëndrojë në këmbë gjatë gjithë datës 2 korrik në shkallët e Pallatit Popullor të Kulturës si dhe i është nënshtruar një kritike të rreptë ideologjike për rreth 6 orë. Të vetmit që i shpëtuan gjykimit ishin dy lojtarët e lindur në Japoni, An Yong-hak e Jong Tae-se. Rreth 400 funksionarë, përfshirë edhe ministrin e Sportit, Pak Myong-chol si dhe shumë atletë, kanë marrë pjesë në kritikën publike, ndërsa prezantuesi i televizionit Ri Dong-kyu ka lexuar pikë për pikë të gjithë gabimet e lojtarëve. “Në fund të sesionit lojtarët kritikuan trajnerin”, thotë Radio Free Asia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here