Home Udhetim Jugu i Shqiperise, i bukur por i shtrenjte

Jugu i Shqiperise, i bukur por i shtrenjte

1984
0

Duke nisur nga veriu i Shqipërisë e duke përfunduar në rivierën shqiptare, ato që ndryshojnë më shumë përveç relievit, janë dhe çmimet. Të njohura për luhatje të mëdha, jugu i Shqipërisë njihet për shpenzimet e shumta dhe jetën e natës, ndërsa veriu për vetitë kurative dhe turizmin familjar.
Velipoja, duke qënë zona bregdetare më në veri të Shqipërisë, frekuentohet përgjithësisht nga banorët e zonave përreth dhe e turistëve që vijnë nga Kosova. Në krahasim me një vit më parë, çmimet e shërbimeve nuk kanë ndryshuar. Për 15 ditë plazh në Velipojë, një dhomë hoteli paguhet nga 40 mijë lekë të reja deri në 50 mijë lekë të reja dhe kjo gjatë 15 ditëshit të dytë të korrikut dhe të parit të gushtit. Ndërsa në pjesën tjetër të sezonit, shërbimi ka një kosto më të ulët. Përsa i përket çmimeve të ushqimeve, në zonën bregdetare, kanë një rritje nga 10 deri në 20 lekë, krahasuar me tregun e qytetit të Shkodrës.
Por duke zbritur më poshtë në Shqipëri, nuk mund të themi të njëjtën gjë për çmimet. Durrësi është zona bregdetare më e frekuentuar në të gjithë Shqipërinë, dhe çmimet në të varjojnë nga zonat e plazhit. Një natë në një dhomë hoteli, që plotëson kushtet normale të jetesës shkon nga 20 euro deri në 30. Ndërsa një nate në një hotel luksoz shkon deri në 100-200 euro. Nata është më e lirë nëse pushimet kalohen në një shtëpi private. Çmimet aty varjojnë nga 15 euro nata deri në 40 euro. Ndërsa çmimet e ushqimeve në zonat e plazhit kanë një rritje nga 30 deri në 40 përqind, krahasuar me tregun e qytetit të Durrësit.
Nëse pushimimet do të duam ti kalojmë akoma dhe më shumë në jug, kurba e rritjes së çmimeve vazhdon të ngrihet. Vlora, aty bregdeti fillon të ashpërsohet, të njëjtën gjë bëjnë dhe çmimet. Një natë në hotelet e vijës bregdetare shkon nga 40 – 60 euro, ndërsa një shtëpi private me qera kushton rreth 40 mije lekë të reja për 10 ditë pushime. Nëse kërkoni pushime luksi, një natë në një hotel kushton nga rreth 400 euro e deri sa shkon dhe egoja e pronarit të hotelit.
Të njëjtën kurbë rritje mbajnë edhe ushqimet, qofshin edhe ato bazë. Ndërsa në qytet një shishe ujë mund të blihet 50 lekë të reja, në zonën e plazhit ajo shkon deri në 150 të reja, pra rreth dy herë më shumë. E nëse jeni të apasionuar pas jetës së natës, sigurisht që shpenzimet do të jenë edhe më të mëdha.
E nëse udhëton më poshtë drejt Himarës dhe Sarandës, çmimet mbeten të larta. Edhe në qytetin e Sarandës shërbimet kushtojnë po aq sa në Vlorë. Një natë në një dhomë hoteli të zakonshëm shkon nga 30 euro deri në 50 euro, ndërsa 15 ditë në një shtëpi private kushton rreth 350-500 euro. E ndërsa hotelet luksoze, mbajnë shifra edhe më larta. Ushqimet gjithashtu kanë rritje në zonat pranë detit, vakt për një person fillon në rreth 12 euro.
Kështu nga kjo panoramë e çmimeve, të gjithë mund të shohin dhe të kuptojnë, sa kushton një sezon pushimesh. Tani mund të zgjidhni ku do ti kaloni pushimet, e rëndësishme është të pyesni më parë xhepin tuaj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here