Home ShowBiz James Blunt: “You’re Beautiful ” eshte kenge e bezdisshme

James Blunt: “You’re Beautiful ” eshte kenge e bezdisshme

635
0

bluntKëngëtari britanik, James Blunt, e ka përshkruar këngën e tij të famshme “You’re Beautiful” si të bezdisshme dhe thotë se ajo ua ka zënë frymën njerëzve.
Hiti i Bluntit, që u lancua në vitin 2005, kishte kryesuar top-listat në mbarë botën dhe ka arritur të shitet në më shumë se tre milionë kopje vetëm në Amerikë.

“‘You’re Beautiful’ ishte një këngë që ua zuri frymën njerëzve dhe u bë shumë e bezdisshme. Njerëzit më pas më lidhnin vetëm me këtë shprehje”, ka thënë Blunt në një intervistë për revistën Hello .

Tema e kësaj kënge tregon habinë e këngëtarit kur kishte parë një ish të dashur me një burrë tjetër.

Që nga ajo kohë, Blunt, i cili ishte pjesëtar i NATO-s në Kosovë, thotë se ka shtuar fansat femra ndërsa ka humbur ata të gjinisë mashkullore.

Albumi, që përmban këtë këngë, “Back to Bedlam”, ishte më i shituri në Britaninë e Madhe dhe deri tani ka pasur shumë ripërpunime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here