HYRJE Kosova Jahjaga e Thaçi inagurojnë autostradën “Ibrahim Rugova”

Jahjaga e Thaçi inagurojnë autostradën “Ibrahim Rugova”

0
131

autostrada-kosoveËshtë inauguruar sot autostrada “Ibrahim Rugova”. Në një ceremoni, të organizuar në fshatin Mazgit të komunës së Prishtinës në orët e pasditës, ku morën pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministra të qeverisë së Kosovës dhe drejtues të tjerë të institucioneve të vendit, si dhe përfaqësues të firmës ndërtuese, kompanisë tashmë të njohur te ne, Bektel@Enka.

Me një akt simbolik: ndezjen e dritave të autostradës është promovuar kjo vepër e rëndësishme për Kosovën. Autostrada e Kosovës “Ibrahim Rugova” për qarkullim do të hapet më 27 nëntor nga ora 07:00. Në ceremoninë e organizuar ka folur fillimisht presidentja Atifete Jahjaga, e cila në fjalimin e saj i ka thurur elozhe këtij projekti të rëndësishëm dhe të kushtueshëm për Kosovën.

Pastaj kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar në këtë ceremoni se “ka përfunduar me sukses ndërtimi i njërit prej projekteve më të mëdha për vendin tonë: autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë”. Ai ka thënë se autostrada do ta forcojë edhe më shumë lidhjen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar se ajo gjithashtu do ta forcojë pozitën e Kosovës në raport me integrimet evropiane. Shefi i qeverisë ka theksuar se së shpejti Kosova do të nisë projekte të tjera të mëdha, duke aluduar në ndërtimin e autostradës së re, asaj Prishtinë-Shkup.

Standardet e projektit të autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway): shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës në Kosovë është 120 km/orë. Aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit prej 140 km/orë. Autostrada Morinë-Prishtinë do të jetë autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në daljet e autostradës).

Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash. Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës, ku përfshihen: sinjalizimi dinamik (display), sistemet e komunikimit, ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës. Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancisë është 6 vjet.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here