Home Aktualitet Ja telefonata qe kercenoi biznesmenin Çobo

Ja telefonata qe kercenoi biznesmenin Çobo

913
0

nensi-coboDy telefonatat të bërë njëra pas tjetrës në mesditën e 21 gushtit me kërcënimin që të mos njoftonte policinë nuk e kanë bërë të ngurojë Laver Çobon.Pas telefonatës së dytë kryer vetëm 8 minuta më vonë në orën 12:23 bënë që biznesmeni ti drejtohet urgjentisht drejtorisë së Policisë.

Alo,Unë jam dikush që ka vajzën tuaj. Unë nuk kam asgjë personale me ju dhe e di që je njeri i mirë por unë jam në hall dhe më duhen 400.000 (katërqindmijë) euro. Mos bëj asnjë tentativë të futësh policinë apo njerëz të tjerë në këtë punë”.

Ishte kjo telefonata e bërë më 21 gusht në ora 12:15 minuta me anë të së cilës Kristi Gjora shoku i ngushtë i Orion Hoxhës të dashurit të vajzës së biznesmenit Laver Cobo kërcënoi këtë të fundit duke i kërkuar 400 mijë euro. Sipas hetimeve të prokurorisë dhe dëshmisë së vetë biznesmenit se këtë telefonatë ai se kish marrë seriozisht e pas kësaj ai ka marrë një tjetër telefonatë.

Në mesditën e 21 gushtit në 12:23, vetëm 8 minuta nga telefonata e parë në celularin e biznesmenit Çobo, bie sërish zilja dhe i njëjti person që kish telefonuar herën e parë me një zë të qetë dhe i pa shqetësuar i thotë:
Kam hall dhe ato lekët më duhen. Unë e di që ti i ke aq para . Mos fut njeri në këtë punë dhe as policinë”. 

Pas këtyre dy telefonatave kërcënuese biznesmeni Laver Cobo ka verifikuar nëse ndodhej apo jo në banesë e bija, dhe kur ka hasur mungesën e saj dhe ka kuptuar se ajo kish fikur telefonin ai i është drejtuar policisë së tiranës nga ku ka bërë kallëzimin penal.

Nga struktura e krimeve të rënda në drejtorinë e policisë Tiranë në bashkëpunim me prokurorinë janë identifikuar si persona të afërt me Nensi Çobën Orion Hoxha dhe Krisi Gjora. Hoxha i cili rezulton të ketë pasur dhe lidhje intime me gjimnazisten sapo ka kuptuar hetimet e policisë ka shkuar në dhomën e hotelit ku qëndronte Nensi dhe i ka kërkuar kësaj të fundit të kthehej në shtëpi, pasi ata ishin zbuluar në planin e tyre dhe situate ishte bërë e madhe.

Pasditen e 21 gushtit të tre të rinjtë janë arrestuar në flagrancën nën akuzën e shtëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndërsa sot ata u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e krimeve të rënda. Kjo masë u vlersua e paligjshme nga avokati i Orion Hoxhës, i cili u shpreh se nuk ishte një gjobvënie por një provë dashurie nga të rinjtë për të parë se sa Laveri donte të bijën.

Para gjykatëses Flora Haradinaj gjimnazistja për të cilën familjarët mësohet se e kanë falur dhe kishin zgjedhur një avokat mbrojtës, ka shprehur pendesë, duke thënë se ishte një shaka.Por c’farë rrezikojnë tre të rinjtë e arrestuar të shtunën dhe të përfshirë në inskenimin e gjobvënies dhe pengmarrjes mes tyre dhe vetë Nensi Çobo e bija e biznesmenit Laver Cobo të kërcënuar nëpërmjet telefonit për të paguar 400 mijë euro.Refeuar kodit penal për këtë vepër nëse të rinjtë do të gjinden fajtorë në përfudnim të hetimeve minimalisht rrezikojnë nga 2 deri në 8 vite burg.

Le të lexojmë mesazhet e kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik nga mënyra sesi ishte sajuar.

Telefonata e parë e Krisi Gjores:
“Unë jam dikush që ka vajzën tuaj. Unë nuk kam asgjë personale me ju dhe e di që je njeri i mirë por unë jam në hall dhe më duhen 400.000 (katërqindmijë) euro.  Mos bëj asnjë tentativë të futësh policinë apo njerëz të tjerë në këtë punë” –këto kanë qënë fjalët e para që biznesmeni ka marrë nga telefonata e Kristi Gjore në numrin e tij të telefonit mezditën e datës 21 gusht

Kristi Gjore
“Kam hall dhe ato lekët më duhen. Unë e di që ti i ke aq para .Mos fut njeri në këtë punë dhe as policinë”.  

Më poshtë teksti i plotë i hartuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
 
Ka rezultuar se më datë 21.08.2015 rreth orës 13.00 në ambientet e D.P.Q.Tiranë është paraqitur shtetasi L.Ç, i cili ka bërë kallzim para oficerit të policisë gjyqësore ku ka sqaruar se më datë 21.08.2015 rreth orës 12:15 në telefonin e tij me numër xxxxx241 ka marrë një thirrje nga numri xxxxx119 ku një zë mashkulli i ka thënë

“Unë jam dikush që ka vajzën tuaj. Unë nuk kam asgjë personale me ju dhe e di që je njeri i mirë por unë jam në hall dhe më duhen 400.000 (katërqindmijë) euro.  Mos bëj asnjë tentativë të futësh policinë apo njerëz të tjerë në këtë punë” .

Pasi e ka mbyllur telefonin, shtetasi L.Ç., nuk e ka marrë seriozisht komunikimin e mësipërm por rreth orës 12:23 ka marrë një telefonatë tjetër nga numri  xxxxx169 dhe po i njëjti zë i ka thënë “Kam hall dhe ato lekët më duhen. Unë e di që ti i ke aq para . Mos fut njeri në këtë punë dhe as policinë”.

Personi që ka komunikuar ka qenë tepër i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë lloj shenje nervozimi edhe pse L.Ç., i ka folur me një ton të ashpër.
Menjëherë shtetasi L.Ç., pasi ka verifikuar se vajza e tij N.Ç. nuk ndodhej në banesë dhe kishte të fikur numrin telefonin celular është nisur drejt D.P.Q.Tiranë për të bërë kallëzim në lidhje me ngjarjen e sipërpërmendur.

Në orat e pasidites, policia ka kryer shoqërimin e shtetasve Orion Hoxha, Kris Gjore dhe N.Ç., të cilët rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar dhe kryerjen e telefonatës për shtetasin L.Ç., me anën e të cilat kanë shtrënguar me anën e kanosjes për përdorimin e dhunës ndaj vajzës së tij për fituar padrejtësisht pasuri. Konkretisht këta shtetas të pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime kanë deklaruar që Orioni dhe N.Ç., që është vajza e shtetasit L.Ç,  kanë qënë të njohur midis tyre dhe kanë mendur për ti marë një sasi lekësh këtij të funidt. Për këtë ata do të improvizonin rrethana të tilla sikur vajza e shtetasit L.Ç., shtetasja nën hetim N.Ç. ishte rrëmbyer dhe t’i telefonohej L.Ç, duke i kërkuar një sasi të madhe lekësh në këmbim të lirimit të saj.

Për realizimin e këtij plani orioni kishte buseduar dhe me shtetasin nën hetim Kris Gjore, që ishte shoku i tij, i cili do të kryente telefonatën.
Në datën 21/08/2015 në orët e mëngjesit, Orioni është takuar me Krisin dhe kanë blerë një apparat telefoni dhe dy karta sim me numrat xxxxx119 dhe xxxxx169.   Orioni rreth orës 11:00 ka tajuar shtetasen nën hetim N.Ç dhe e ka dërguar në një dhomë hoteli si dhe i ka marrë telefonin e saj me vete, të cilin e ka fikur.

Kronologjia sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Rreth orës 12:00, Krisi në prezencë të Orionit, ka marrë dy herë në telefon shtetasin L.Ç., duke i kërkuar 400 000 euro në këmbim të lirimit të vajzës së tij, e cila sipas tij ishte e rrëmbyer nga këta shtetas. Pasi L.Ç. ka bërë kallzim në polici, kjo e fundit ka pasur dyshime se në këtë veprim ishte përfshirë shtetasi Orion Hoxha dhe ka shoqëruar familjarë të tij, per t’u interesuar lidhur me veprimet e Orionit atët ditë. I vënë në dijeni të këtij fakti, Orioni ka shkuar dhe ka takuar N.Ç, e cila priste në dhomën e hotelit dhe ka thënë që “…të shkonte në shtëpi sepse ishte bërë e madhe …”.

Kjo e fundit i ka telefonuar nënës së saj dhe polica ka kryer shoqërimin e më pas arrestimin e saj në flagrancë. Po ashtu Policia ka kryar shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Orion Hoxha dhe Kris Gjore.  Të tre këta shtetas kanë pranuar faktet e mësipërme.
Në kushtet e mësipërme dyshohet se ndodhemi para elementëve të veprës penale të “Shtrëngimit me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b e 25 të Kodit Penal pasi shtetasit nën hetim  Orion Hoxha, Kris Gjore dhe N.Ç në bashkëpunim midis tyre kanë thurur planin për ti marrë shtetasit Laver Çobo një sasi të hollash dhe kanë kryer ekzekutimin e tij duke improvizonin rrethana të tilla sikur vajza e shtetasit L.Ç shtetasja nën hetim N.Ç ishte rrëmbyer, i kanë telefonuar L.Ç., duke I kërkuar një sasi të madhe lekësh në këmbim të lirimit të saj, duke e shtrënguar me anën e kanosjes këtë shtetas për të përfituar padrejtësisht pasuri prej tij.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here