Home Aktualitet Ja personat qe perfitojne nga pensioni i pjesshem

Ja personat qe perfitojne nga pensioni i pjesshem

697
0

Të gjithë ata persona që kanë mbushur moshën për të dalë në pension, por nuk i kanë të plota vitet e punës mund të përfitojnë pension të pjeshëm. Kriter primar krahas moshës (65 vjeç për burrat dhe 60 vejç për gratë) janë edhe vitet e punës, ku kërkohen jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi. Në të njëjtën kohë të gjithë ata persona që aplikojnë për pension të pjeshëm duhet të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.
Llogaritja
Pensioni i pjesshëm llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke pjesëtuar shumën me 35 (vitet e plota të sigurimit). Pensioni i pjeshëm i nështrohet çdo rritje vjetore që iu bëhen llojeve të tjera të pensioneve. Sigurisht që për shkak të pensionit të pjeshëm edhe rritja do të jetë e pjeshme duke zbatuar skemën e llogaritjes sipas viteve të punës dhe masës së kontributeve që janë derdhur ndër vite.
Dokumentacioni
Për të përfituar pension të pjesshëm të pleqërisë përfituesi, ose i autorizuari me prokurë, paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas rregjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë. Përfituesi për pension të pjesshëm të pleqërisë, ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat si më poshtë: dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi; certifikatë e gjendjes familjare; certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra); dy fotografi.
Masa e pensionit
Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë caktohet si pjesë e pensionit të plotë të pleqërisë dhe llogaritet duke shumëzuar shumën e pensionit të plotë të pleqërisë, të llogaritur me kohën e periudhës së sigurimit, duke e vënë në raport me periudhën e sigurimit për 35 vjet. Për shembull; në qoftë se përfituesi ka një periudhë sigurimi prej 18 vjetësh dhe masa e pensionit të plotë të pleqërisë është caktuar 12.000 lekë, masa e pensionit të përfituar do të jetë 12.000 *18 (muaj)/ 35.

Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjesëtimin me 35 (vitet e plota të sigurimit).

1. Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
• Libreza e punës;
• Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
• Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
• Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);
• Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
• Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
• Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
• Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).
• 2. Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:
• Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
• Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
• Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë;
• Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.
3. Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
• Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
• Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

Kriteret e përfitmit
Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur:
a. Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë;
b. Të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi;
c. Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike;
d. Për periudhën e tranzicionit, për moshën e daljes në pension zbatohet neni 92, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar.

Aplikimi
Për të përfituar pension të pjesshëm të pleqërisë përfituesi, ose i autorizuari me prokurë, paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas rregjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë. Përfituesi për pension të pjesshëm të pleqërisë, ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat si më poshtë: dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi; certifikatë e gjendjes familjare; certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra); dy fotografi

Llogaritja
Nëse një personi i ka lindur e drejta për pension pleqërie dhe në kohën që kërkon pension ka vetëm 30 vjet punë, sipas llogaritjeve pensioni do të ishte 12 mijë lekë në muaj. Ndërsa pensioni i pjesshëm për 30 vite pune që ka personi i rezulton 12000 X 30 / 35 = 10.284 lekë. Pra në këtë rast vetëm se personit i mungonin 5 vite pune ai do marrë më pak ( 12.000 – 10.284 ) = 1716 lekë për çdo muaj. Në këto kushte gjykohet me vend që të gjithë personat që akoma nuk u ka lindur e drejta për pension dhe i mungojnë vite pune është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Mënyra se si mund të vazhdohet pagimi i kontributeve është e ndryshme, por e rëndësishme është që të plotësohen vitet e punës sipas përcaktimeve ligjore. Nëse vitet e nevojshme të punës do të jenë të plota, atëherë personi do të marre përfitimet e plota pa pasur asnjë humbje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here