HYRJE Kosova Ja kush jane 5 politikanet qe nuk e duan pavaresine e Kosoves

Ja kush jane 5 politikanet qe nuk e duan pavaresine e Kosoves

0
314

Politikanët në fjalimet e tyre, veçanërisht para zgjedhjeve në vendet ku kanë një numër të madh të komunitetit serb, në përpjekje për të fituar sa më shumë vota, përmendin fjalën Kosovë, shkruan Telegrafi i Serbisë, transmeton Indeksonline.

Sipas kësaj gazete serbe, së fundmi Kosova në zgjedhjet presidenciale është dëgjuar të përmendet në Francë, mirëpo nuk është i vetmi shtet që e bënë këtë gjë. Sigurisht kur ata kanë interesa nga komuniteti serb.

Këto janë disa nga shtet që kanë përmendur Kosovën se nuk e duan Pavarësinë e Kosovës vetëm që t’i fitojnë votat e komunitetit serb.

Franca

Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka deklaruar se do ta anulojë pavarësinë e Kosovës nëse ajo do i fitojë zgjedhjet.

Gjithashtu, Kosovën e ka përmendur edhe kandidati tjetër për president, Francois Fillon, i cili duke përendur për Crimen si pjesë e Rusisë, ka përmendur edhe Kosovën.

Spanja

Ambasadori i Spanjës në Beograd, Miguel Fuertes tha gjatë muajit shkurt se Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe do e vazhdojë këë qëndrim edhe në të ardhmen.

I njëjti qëndrim është thënë vitin e kaluar edhe nga ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Garcia Margallo. Edhe ai kishte thënë se vendi nuk do e njoh Kosovën.

Austria

Lideri i Partisë së Lirisë së Austrisë, Heinz Christian Strache theksoi se partia e tij është kundër padrejtësisë dhe se për këtë arsye është ngritur zëri kundër bombardimit të ish-Jugosllavisë nga NATO dhe ndaj shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Ukraina

Edhe Ukraina është një nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në bazë të fjalëve të politikanëve dhe diplomatëve të tyre kurrë nuk do ta bëjnë.

Rusia

Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin nuk do të lejojë formimin e Ushtrisë së shtetit të rrem të Kosovës, ka thënë ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpushin.

Ai tha se krijimi i një ushtrie në Kosovë do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244.

“Nëse një gjë e tillë ndodhë kjo do të jetë një problem serioz në mes Moskës dhe Uashingtonit. Është e vështir të besohet se Trump për shkak të Kosovës të rrezikonte konflikt me Rusinë”, përfundon Telegrafi serb.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here