Home ShowBiz Ja femrat e politikës që kanë pozuar nudo

Ja femrat e politikës që kanë pozuar nudo

744
0

Të freskëta prej suksesit në zgjedhjet parlamentare, një grupe politikanesh ceke kanë pozuar për një kalendar për të theksuar rritjen e pranisë së femrave në politikën ceke. Anëtaret e partisë së Çështjeve Publike do të shfaqen në kalendarin e vitit 2011, i cili ka në fokus bamirësinë. Aty ato shfaqen duke pozuar në veshje provokative. Kalendari vjen pasi një rekord femrash prej 44 depuetesh u zgjodh në parlamentin evropian. Lenka andrysova, e cila shfaqet në një fustan të hollë e ulur në një dollap në faqen e shtatorit të kalendarit u shprej: “Ne duam të tërheqim vëmendjen për faktin se kemi femra në politikë”. Marketa Reedova, kandidate e Çështjeve Publike për kryebashkiake e Pragës shfaqet në një karrige gjysëm e zhveshur dhe shprehet: “Influenca politike e femrave po rritet. Pse të mos tregojmë se jemi jemi femra që nuk kemi frikë të jemi seksi? Çekët janë njerëz mendjehapur”. Zgjedhjet në maj për herë të parë shënuan rolin e një gruaje në atë të kryetare së parlamentit, Miroslva Nemcova. Kjo nuk është hera e parë që femrat politikanë zhvishen për të pozuar. Femrat seksi në politikën botërore janë të pranishme prej disa kohësh. Maria Carfagna është një politikane italiane, e cila aktualisht është ministre për Shanset e Barabarta. Ajo ka qenë më parë modele dhe prezantuese televizive dhe është përshkruar si “ministrja më e bukur në botë” dhe cilësohet si “Mara la bella” (E bukura Mara). Para disa kohësh u përfol se ajo dhe kryeministri Berlusconi kishin një marrëdhënie sekrete. Është i njohur fakti se ai ka thënë, “Nëse s’do isha i martuar do isha martuar me të njëherë”. Frazë kjo që detyroi bashkëshorten e tij, Veronica t’i shkruante një letër publike në mediat e shkruara ku kërkonte nga ai falje publik. Ruby Dhalla është një politikane kanadeze 34-vjeçare me origjinë indiane, e cila është klasifikuar si një ndër politikanet më seksi të botës. Ajo është anëtare e partisë Liberale, një parti e fuqishme kjo në politikën kanadeze. Ajo është diplomuar në Biokimi në vitin 1995. Dhalla, gjithashtu ka marrë pjesë në disa filma indianë. Thuhet se ajo ka interpretuar në rolin kryesor të filmit “Kyon? Kis Liye?”, një film në gjuhën hindu i xhiruar në Ontario. Ajo ka dalë e dytë në konkursin Mis India të zhvilluar në Kanada në vitin 1993. Dhalla ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë film dhe në vitin 2009 u shpreh se imazhet e saj në posterat e filmin ishin montuar për të shfrytëzuar statusin e saj politik.

Politikanët që janë zhveshur

Mara Carfagna, Itali
Silvio Berlusconi e emëroi Mara Carfagna-n si ministren e Shanseves të Barabarta në qeverinë e 2008-ës. Ish-modelja dhe mbretëresha e bukurisë u fut në politikë pas një karrierë në televizion. Fotot e saj gjysëm nudo mund të gjenden në internet, mjafton të klikohet emri i saj.

Vladimir Putin, Rusi
“12 gjendjet e Putin” përshkruheshin në një kalendar në vitin 2004. Që atëherë zyrtarët kanë publikuar foto të Putin duke peshkuar ose kalëruar dhe i zhveshur në Siberi, bashkë me një sërë fotosh të tjera në vitin 2009.

Caroline Flint, Britani e Madhe
Ish-ministrja e Punës, e cila u ankua se Gordoën Broën i trajtonte femrat si pastruese xhamash, pozoi në një karrige e veshur me një fustan të kuq mëndafshi për një revistë në vitin 2009, duke nxjerrë në pah anën e saj femërore.

Anna-Maria Galojan, Estoni
26-vjeçarja drejton Lëvizjen Evropiane Estone. Ajo është votuar si një nga njerëzit më të rëndësishëm në Estoni, por gjithashtu është akuzuar se ka mbledhur fonde për t’i shpenzuar në produkte bukurie. Përgjigja e saj? Pozimi nudo për një revistën “Playboy”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here