Home Shkence Ja 5 skenarët e shkaterrimit te tokes

Ja 5 skenarët e shkaterrimit te tokes

1155
2

Pas tsunamit në Japoni dhe katastrofave të tjera që kanë ndodhur kohët e fundit në botë supersticiozët kanë filluar të mendojnë së botës po i vjen fundi. Ndërkohë që apokalipsi nuk ka gjasa të ndodhë në vitin 2012, herët a vonë do të ndodhë. Ka një numër teorish se si civilizimi njerëzor mund të marrë fund. Disa janë natyrore: Shpërthimi i vullkaneve mund të ndryshojë klimën e tokës, apo rrezet gama që mund të vijë nga shpërthimi i një ylli do përhapin rrezatim të rrezikshëm në atmosferën e tokës. Teoritë e tjera janë të krijuara nga njeriu: Mbipopullimi që do shkaktojë kriza ushqimi apo zhvillimet aksidentale të teknologjive të rrezikshme. Herët a vonë bota do marrë fund. Në 5-8 milionë vjet dielli ynë do kthejë hidrogjenin e fundit në helium dhe do kthehet në një gjigand të kuq, qindra herë më të madh se ç’është duke i vënë vulën fundit të botës. Edhe nëse planeti i shpëton shkatërrimin atmosfera dhe oqeanet do marrin fund. Njerëzit e tanishëm zor se mund ta kapin atë kohë, 200 mijë vjet, ndaj mundësitë për të përfunduar për ne në atë mënyrë janë inekzistente. Sipas skenarit më të keq të parashikuar nga Paneli Ndërkombëtar i Ndryshimit të Klimës, temperatura e sipërfaqes së tokës mund të rritet deri në 4-5 gradë celsius nderi në fund të këtij shekulli. Një skenar i tillë mund të shkaktojë rritjen e nivelit të deteve në gjysmë metri duke përmbytur rajonet bregdetare, përfshi këtu edhe qytetet më të mëdha të botës. Ndërkohë, një e treta e planeti mund të bëhet shkretëtirë dhe më shumë se gjysma e botës të përjetojë thatësirën. Kripësia e pjesës më të madhe të ujit të tokës do e bëjë akoma më keq këtë. Kjo rritje e temperaturave do të vërë në rrezik zhdukjeje 40-70 përqind të specieve të tokës dhe të shkaktojë konflikte gjeopolitike. Ndërkohë që kërkimet nga institute të ndryshme mjedisore bëjnë të ditur se shumë prej efekteve të ndryshimit klimaterik janë të pakthyeshme, rezultatet më të këqija dhe potencialisht fundi i njerëzimit mund të vijë nga një reduktim i emetimit të karbonit. : Përgjatë gjithë historisë murtaja ka përgjunjur qytetërime të tëra. Vdekja e zezë ka vrarë më shumë se gjysmën e Evropës në mesjetë. Në vitin 1918 një pandemi gripi vrau rreth 50 milionë njerëz, rreth tre përqind të popullsisë së botës duke shkaktuar humbje më të mëdha jetësh se ç’kishte shkaktuar Lufta I Botërore. Për shkak të globalizimit në ditët e sotme sëmundjet përhapen më shpejt, mjafton t’i hedhim një sy virusit H1N1 që ka përfshirë botën aktualisht. Një shpërthim global sëmundjesh, apo ndonjë formë virusi gripi që ka rezistencë ndaj ilaçeve mund të sjellë fundin e civilizimit. Trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse është përmirësuar që në vitin 1918, por gjithashtu edhe sëmundjet. Teknikat moderne të blegtorisë janë për t’u fajësuar për këto sëmundje, siç është gripi i derrave dhe teksa popullsia e botës rritet po ashtu edhe numri i sëmundjeve të panjohura.

1. ASTEROID

Si mund të ndodhë: Objekte nga hapësira godasin Tokën gjatë gjithë kohës, përgjithësisht duke u djegur në atmosferë. Herë pas here, një objekt i madh depërton, duke rezultuar në impakt masiv. Skenari më i fundit i një impakti ishte në 1908 në tunguska, ku u sheshua një sipërfaqe 2000 milje katrorë në pyllin siberian me një shpërthim afro 1000 herë më i fuqishëm se sa bomba në Hiroshima. Objekti, që me sa duket ka qenë vetëm disa dhjetëra metra në diametër, mund të kish fshirë një zonë të madhe metropolitane. Rreziku i vërtetë mund të vijë nga një objekt më shumë se një km në diametër, i cili do të ngrinte sedimentë të mjaftueshëm për të shkaktuar dëm mjedisor dhe shkatërruar mbjelljet në gjithë botën. Një objekt me madhësi 15 km në diametër, që mendohet se është përmasa e atij që vrau dinosaurët 65 milionë vjet më parë, me shumë gjasa do të na fshinte edhe ne.

Sa gjasa ka? Një tjetër objekt i madh ka gjasa që të godasë Tokën, por me siguri jo gjatë kohës së jetës sonë. Një objekt aq i madh sa të vrasë një pjesë të madhe të popullsisë së botës godet vetëm dy herë çdo një milion vjet. Asnjë nga objektet e zbuluar nga programi i NASA-s për objektet pranë Tokës nuk ka shanse të mëdha që të godasë Tokën – ndonëse njëri, i njohur si 1950 DA do të jetë shumë afër në vitin 2880. Duke parë përpjekjet relativisht të pakta që bëhen për të identifikuar objektet pranë tokës, nuk ka garanci që toka do të kish shumë paralajmërim para një goditjeje. Një asteroid që më parë nuk njihej kaloi vetëm 1 mijë kilometra pranë sipërfaqes së tokës në 6 nëntor dhe u pikas nga NASA vetëm 15 orë më herët.

2. KLIMA

Si mund të ndodhë: Në skenarin më të keq, të parashikuar nga Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimin e Klimës, temperatura e sipërfaqes së tokës do të rritej me 4-5 gradë deri në fund të këtij shekulli. Një skenar i tillë do të sillte një rritje deri gjysmë metri në nivelin e deteve, që do të sillte përmbytje të rajoneve bregdetarë, duke përfshirë shumë prej qyteteve të mëdhenj të botës. Ndërkohë, afro një e treta e planetit do të shndërrohej në shkretëtirë dhe më shumë se gjysma do të zhytej në thatësirë. Kripëzimi i ujërave nëntokësorë të Tokës do ta përkeqësonte situatën. Paneli zbuloi se edhe një rritje 3.5 gradë do të vinte në rrezik shfarosjeje 40-70 përqind të specieve dhe mundësia e konflikteve gjeopolitikë të kall datën.

Sa gjasa ka? Një studim i kohëve të fundit zbuloi se tendencat aktuale të lëshimit të karbonit i përmbahen apo madje dhe kalojnë të dhënat e skenarit më të keq. Nivelet globalë të karbonit janë sot 380 pjesë për një milion krahasuar me 280 që ishin para Revolucionit Industrial. Shumica e shkencëtarëve konkludojnë se efektet katastrofikë do të fillojnë të ndihen pasi këto nivele të kalojnë shifrën 450. Nëse toka arrin 800-1000 pjesë për një milion, siç parashikojnë skenarët më të këqinj, këtë nuk e dimë.

3. LUFTE BERTHAMORE

Si mund të ndodhë: Aktualisht janë më shumë se 23000 armë bërthamore në botë, nga të cilat 8000 janë aktualisht në gjendje pune dhe 2000 janë në alarm dhe të gatshme për t’u lëshuar. Ndërkohë që apokalipsi bërthamor ka qenë prej një kohe të gjatë subjekt i librave dhe filmave, skenari i Dr. Strangelove në fakt ka pak gjasa të ndodhë. Edhe në 1977, kur arsenalet bërthamorë ishin në kulmin e Luftës së Ftohtë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA parashikoi një numër maksimal prej 265 milionë viktimash nga një luftë totale bërthamore SHBA-BS. Sigurisht, një numër i tillë viktimash do të shkatërronte të dy superfuqitë, por nuk do të ishte fundi i jetës, si e dimë ne. Megjithatë, shkencëtarët në vitet ’80 zhvilluan modele që tregonin se tymi dhe pluhuri që do të shkaktonte një luftë bërthamore superfuqish do të sillte ndryshime temperature të paprecedenta në histori – “një dimër bërthamor”. Një studim i ekologut të Vcornell, Mark Harëell parashikonte që bujqësia globale do të zhdukej për një vit, duke shkaktuar uri që do të fshinte pjesën më të madhe të njerëzimit. Një studim i vitit 2007 nga ekologët në Universitetin Rutgers zbuloi se stoqet e sotëm bërthamorë globalë mund të shkaktojnë një gjë të tillë.

Sa gjasa ka? Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë krijoi të famshmen “Orën e Fundit të Botës” në 1947 për të treguar se sa pranë shkatërirmit ishte njerëzimi. Ora e arriti kulmin – “dy minuta para mesnate” – pas testit të parë me bombën me hidrogjen në vitin 1953. Më pas ajo shkoi 17 minuta larg pas fundit të Luftës së Ftohtë, por që atëherë ka vazhduar të ecë drejt mesnatës, me shtete si Korea e Veriut që prodhojnë armë bërthamore dhe me tensionet mes shteteve të tjerë bërthamorë. Sot ajo është 5 minuta para mesnate. Pavarësisht këtyre, skenari më i keq me një luftë totale bërthamore mes dy superfuqive ka shumë pak gjasa të ndodhë. Teoria e dimrit bërthamor mbetet gjithashtu shumë e diskutuar, ku disa shkencëtarë thonë se efektet e parashikuara kanë qenë të ekzagjeruara.

4. EPIDEMI

Si mund të ndodhë: Përgjatë gjithë historisë, epidemitë kanë ulur në gjunjë qytetërimet. Vdekja e Zezë vrau më shumë se gjysmën e popullsisë së Europës në Mesjetë. Në vitin 1918, një epidemi gripi vrau 50 milionë vetë, afro 30% e popullsisë së botës, një impakt shumë më i madh se Lufta e Parë që sapo kish përfunduar. Për shkak të globalizimit, sëmundjet sot përhapen edhe më shpejt – shikoni përhapjen e shpejtë të gripit të derrave. Një përhapje e shpejtë e një sëmundjeje si virusi i ebolës apo një formë e ndryshuar dhe rezistente ndaj ilaçeve e gripit në një shkallë globale, mund të ketë impakt që mund t’i japë fund qytetërimit.

Sa gjasa ka? Trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse është përmirësuar që nga 1918, por kjo ka ndodhur edhe me sëmundjet. Teknikat e reja që përdoren në ferma janë fajësuar për shpërthimin e sëmundjeve, si gripi i derrit dhe teksa popullsia e botës rritet dhe njerëzit zhvendosen në zona më parë të papopulluara, rreziku i ekspozimit ndaj patogjenëve më parë të panjohur rritet. Më shumë se 40 viruse të rinj kanë dalë që nga 1970, duke përfshirë ebolan dhe HIV AIDS. Eksperimentimi me armë biologjike ka shtuar edhe një komplikim.

5. E PANJOHURA QE S’DIHET

Si mund të ndodhë: Ka një numër teorish se si qytetërimi – bota siç e njohim ne – mund të përfundojë. Disa janë natyrore: supervullkanë që shpërthejnë si ai në Parkun Kombëtar të Yelloëstone, i cili mund të ndryshojë klimën e Tokës apo një shpërthim rrezesh gama nga një yll, që do të mund të shkaktonin rrezatim të rrezikshëm në atmosferën e Tokës.

Të tjera mund të krijohen nga njeriu: mbipopullimi do të sillte një krizë ushqimi, apo zhvillimi aksidental i teknologjive të reja të rrezikshme.

Sa gjasa ka? Herët a vonë, bota do të marrë fund. Sipas vlerësimeve të astronomëve, pas 5-8 milionë vjetëve, dielli ynë do të djegë pjesën e fundit të hidrogjenit në helium dhe do të fryhet në një gjigant qindra herë më të madh se sa përmasat e sotme, duke sjellë fundin e pashmangshëm të Tokës. Edhe nëse planeti i shpëton shkatërrimit, atmosfera dhe oqeanet e tij do të shkrumbohen. Qeniet njerëzore kanë qenë këtu vetëm për një fraksion shumë të vogël të kësaj kohe – afro 200 000 vite – dhe sido që të jetë, shanset që të jemi këtu kur të vijë ky lloj fundi janë shumë të vogla.

2 COMMENTS

  1. une mendoj se kjo katastrofe natyrore mund te ndodhe ne kete vit ashtu siq e kane parashikuar fisi maja duke qene se ka shume fakte rreth botes dhe shkaqeve qe ndikojne ne shkatërrimin e tokes njerzit jane te pandergjegjshem per veprimet e tyre dhe po e shkaterrrojne mjedisin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here