HYRJE Aktualitet Italia Airlines bllokon pasagjeret ne aeroportin e Rinasit

Italia Airlines bllokon pasagjeret ne aeroportin e Rinasit

0
55

Kompania ”Italian Airlines”, ajo shqiptare “Star Airlines”, e nënkontraktuar prej saj kanë pezulluar udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë duke lënë me dhjetra udhëtarë në dyert e aeroportit të Rinasit prej rreth 72 orësh.

Pasagjerët thonë se atyre nuk po u jepet asnjë zgjidhje, ndërsa rrezikojnë vendet e punës, si pasojë e vonesës. Gjatë orëve të pritjes ata madje u konfrontuan edhe me forcat e rendit.

Por Agjensia e Aviacionit Civil Shqiptar, deklaroi se “Italian Airlines”, nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për pezullimin e fluturimeve.

“Kompania italiane nuk na ka dërguar asnjë njoftim zyrtar apo informal që të na lajmëronin për probleme të tyret teknike apo probleme të tjera, Autoriteti Aviacionit Civil nuk ka asnjë lajmërim nga ‘Italia Airlines’, nëse ka pas probleme teknike, apo dhe probleme të tjera që e pengojnë të zbatojë detyrimet kontraktuale ndaj pasasgjerëve. Kompania duhet të kishte lajmëruar dhe të kishte bërë kërkesë për të riorganizuar me linja të tjera  udhëtimin e qytetarëve. Ne përpara kësaj situate kemi pezulluar këtë kompani derisa të sqarohet situate”, deklaron Ervin Mazniku, Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Shqiptar.

Mazniku deklaron se strukturat e aviacionit civil janë në kontakte të vazhdueshëm me Entin Kombëtar të Aviaconit Civil Italian dhe Ambasadën italiane në Shqipëri për zgjidhjen e kësaj situate.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here