Home Bota Itali, plumba ndaj shqiptarëve, një i vdekur, tjetri i plagosur

Itali, plumba ndaj shqiptarëve, një i vdekur, tjetri i plagosur

607
0

Është ekzekutuar më armë zjarri një emigrant shqiptar në Torino të Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave 37-vjeçari shqiptar është identifikuar dhe quhet Indrit Kuçi. Ai ishte emigrant në shtetin fqinj u gjet i vdekur në një makinë.

Mediat italiane duke iu referuar burimeve të policisë shkruajnë se emigranti shqiptar u gjet i vdekur në sediljen e shoferit të një makine tip “Ford”, në lagjen “Parella” të qytetit të Torinos.

Kuçi është qëlluar tre herë me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Itali, plagoset Arbër Vladi, në rrezik për jetën

Në orët e vona të ditës së djeshme pas një sherri në një lokal është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën emigranti shqiptar Arbër Vladi, 25 vjeç.

Vladi është transportuar menjëherë në spitalin e zonës, por pas përkeqësimit të gjendjes së tij është bërë një tjetër transferim në spitalin “San Xhovani” në Torino, ku gjendja e tij shëndetësore ende nuk ka arritur të stabilizohet.

Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje ende nuk dihen motivet dhe autorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here