Home Bota Itali, nena qe vrau 3 femijet e saj, mund te lihet e...

Itali, nena qe vrau 3 femijet e saj, mund te lihet e lire

697
0

edlira-copaSipas psikiatrtit mjeko-ligjor, Edlira Çopa, 37-vjeçarja nga shqipëria, e cila vrau më thikë tre vajzat e saj në Lecco të Italisë, nuk ishte mendërisht e aftë natën e krimit. Çopa, gjatë kryerjes së krimit, ka patur probleme mendore.

Seanca gjygjësore ndaj mamasë shqiptare, që tronditi opinionin publik me vrasjen e tre fëmijëve të saj, është parashikuar të zhvillohet më 5 Nëntor të këtij viti, ku dhe pritet të mos dënohet. Ndërsa Federico Dubano, psikiatër mjeko-ligjor ka dalë në konkluzionin e tij zyrtar ku deklaron se Çopa ka patur probleme mendore, ndoshta një psikozë paranoje. Sipas ligjit, duke u bazuar në raportin e Dubanos, autorja e vrasjes së trfishtë nuk mund të konsiderohet përgjegjese për krimin në fjalë.

Ndërsa raportohet se Edlira Çopa do të qëndrojë në një shtëpi të mbrojtur, për një kohë ende të papërcaktuar, raporti i Dubanos do të dërgohet Zyrën e Regjistrimit gjatë këtyre ditëve. Ky raport pritet të diskutohet dhe në gjykatë.

Ngjarja e rendë ka ndodhur mbrëmjen mes 8 dhe 9 Marsit të këtij viti, ku Simona 13 vjeç, Kesi 10 vjeç dhe Sindi 3 vjeç, të treja vajzat e mitura të autores janë goditur, nga kjo e fundit, për vdekje me thikë në banesën e tyre. Pak pas vrasjeve forcat e rendit e gjetën gruan jashtë shtëpisë me plagë në duar dhe në gjendje shoku. Në komisariat Edlira pranoi vrasjet duke thënë se e bëri për t’u shmangur vajzave të saj një të ardhme të mjerueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here