Home Bota Itali, Igli Meta pranon vrasjen. Kerkoj falje!

Itali, Igli Meta pranon vrasjen. Kerkoj falje!

794
0

Shqiptari Ismail Luli i cili jetonte në Itali me nënën dhe motrën e tij është masakruar për vdekje me thikë nga dy miqtë e tij, gjithashtu shqiptar, për shkak se njëri prej tyre ndihej xheloz për një vajzë të cilën e konsideronte të dashurën e tij. Në këtë përfundim kanë çuar hetimet e policisë italianë për vrasjen e 17-vjeçarit të martën (21 korrik) dhe për këtë krim makabër kanë vënë në pranga të njohurit e tij, 20-vjeçarin Igli Meta dhe Marjo Memën 19 vjeç.

Igli Meta, autor i dyshuar per ngjarjen
Igli Meta, autor i dyshuar per ngjarjen

Policia italiane ka zbardhur skemën e këtij krimi pas marrjes në pyetje të dy shqiptarëve për orë me radhë ku vetë të rinjtë kanë rrëfyer se e vranë 17-vjeçarin për motive xhelozie dhe rivaliteti. Sipas hetimeve, Ismaili mendohet se është vrarë pas një kafeje me një mikeshë 19-vjeçare nga Maqedonia, të cilën njëri nga vrasësit e konsideronte si të dashurën e tij.

Viktima Ismail Luli dhe vrasësi i tij, Igli Meta
Viktima Ismail Luli dhe vrasësi i tij, Igli Meta

Vrasësi i 17-vjeçarit, Meta: Doja t’i jepja një mësim
20-vjeçari Igli Meta ka pranuar se ka ekzekutuar 17-vjeçarin Ismail Luli. Ai ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se ka kryer vrasjen pasi dyshonte se, Ismaili po përpiqej të krijonte lidhje me ish-të dashurën e tij. 20-vjeçari ka dhënë detajet e para të vrasjes vetëm për avokatin e tij, ndërsa rrëfimin e plotë do ta bëjë sot në darkë në burgun Villa Fastiggi. “Klineti im ka pranuar të gjitha përgjegjësitë e vrasje. Djaloshi më tha që në emër të tij të kërkoja falje tek familjarët dhe qytetarët. Ai është i pushtuar nga dhimbja dhe se nuk kishte plan ta vriste. Ai pranon se e ka futur në kurth viktimën, por kërkonte t’i jepte vetëm një leksion. Më pas situata i doli nga duart”, shprehet avokati i 20-vjeçarit. Pas marrjes në pyetje, Igli Meta ka shoqëruar policinë në vendin ku ka hedhur armën e vrasjes, thikën. Igli Meta ka vendosur të rrëfehet pasi është “kapur një gjendje mendore konfuze”. Kjo erdhi pas disa orëve ku ai qëndronte i qetë dhe me sjellje arrogante.

Hetimet, shokët e ftuan Ismailin të laheshin në lumë
Sipas hetimeve, Ismail Luli  është ftuar prej shokëve për tu larë së bashku në lumë dhe pikërisht në Pesaro të fshatit San Marino, shokët e kanë therur me thikë. Vrasja ka qenë mizore aq sa të rinjtë për pak i kanë prerë kokën. Policia italiane dyshon se personi që ka bërë krimin makabër është 20-vjecari Meta, rezident në Urbania, ndërsa shoku i tij 19-vjecar e ka ndihmuar në krim. Pas vrasjes së 17-vjecarit njëri prej autorëve, thotë policia italiane, dyshohet se kishte organizuar të kthehej në Shqipëri. Meta po ngiste makinën e tij në fushën e Montefeltros kur u ndalua nga policia, ndërsa shqiptari tjetri u arrestua në shtëpinë e tij.

Krimi makabër, i therën fytin dhe për pak i këputën kokën
Takimi i të rinjve është bërë në stacionin e autobusëve. Ismaili është futur në makinën e dy miqve të tij pa më të voglin dyshim se vetëm pak momente më pas do të ishin pikërisht ata që do ta masakronin për vdekje. Ai është qëlluar befasisht në kokë me të mbërritur në kodrën e fshatit San Marino ku kishin planifikuar të laheshin në lumë. Më tej, thonë hetuesit italianë, të rinjtë shqiptarë janë përpjekur ta lidhin Ismailin, për të përfunduar më tej krimin makabër me prerjen e fytit aq thellë sa për pak i kanë këputur kokën. Vdekja e adoleshentit shqiptar ka qenë e shpejtë për shkak të gjakderdhjes së menjëhershme. “Lumë gjaku”, – thonë hetuesit italianë për atë se ç’kanë parë në vendin ku u gjet i pajetë Ismaili. Në “nxehtësinë” e krimit, vrasësit e dyshuar kanë marrë me vete edhe një këpucë të viktimës!

Krimi zemëron banorët, qëllojnë me gurë autorët shqiptarë
Banorët e zonës ishin tepër të zemëruar pas vrasjes së të riut shqiptar pasi të gjithë e njihnin atë dhe familjen e tij. Ata filluan të godisnin mjetet e sigurisë që po transportonin për në polici të dyshuarit për vrasjen e Ismail Lulit.

Kryetari i bashkisë së qytetit ka pezulluar të gjithë aktivitetet tregtare, në mënyrë që të zhvillohen homazhet e fundit në kujtim të të riut.

Autorët u zbuluan nga mesazhi që shkruan në telefonin e Ismailit: Mos më kërkoni
Policia ra në gjurmët e dy shqiptarëve pas kontrollit të tabulateve telefonike të Ismail Lulit dhe gjurmëve që ata kishin lënë në vendin e ngjarjes. Dyshimet shtohen mbi dy të rinjtë shqiptar pasi i njëjti mesazh që i është dërguar familjes së Lulit i është dërguar edhe mikeshës së tij:  “Dua të ndryshoj jetën, do të iki në Milano. Mos mos kërko! Hetuesit dyshojnë se ai mesazh mund të jetë dërguar nga autorët e krimit.

Trupi i viktimës u gjet të hënën në mëngjes pranë një lugine në pyllin e zi, vetëm 4 km larg shtëpisë ku ai jetonte me nënën dhe motrën e tij, i mbuluar i tëri në gjak dhe kishte një prerje të thellë në fyt. Ndërsa duart dhe këmbët i kishte të lidhura me izolant.

Hetuesit kanë gjetur dy çanta shpine me njolla gjaku në pyllin ku u gjet trupi i 17-vjeçarit dhe sipas tyre kemi të bëjmë me një vrasje të paramenduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here