Home Kulture Ismail Kadare: Diktatura te bente te famshem

Ismail Kadare: Diktatura te bente te famshem

1125
0
Pas akordimit të çmimit letrar “Princi i Asturias 2009”, Ismail Kadare është tashmë një nga shkrimtarët më të dashur në Spanjë. Në një intervistë dixhitale në “elpais.com” (faqja e internetit të një prej gazetave më të rëndësishme europiane), Kadare u është përgjigjur të gjitha pyetjeve kurioze të lexuesve, rreth romaneve të tij, procesit krijues, diktaturës dhe së ardhmes së Shqipërisë.  Ai tregon edhe për shkrimtarët dhe veprat e preferuara dhe për cilën prej veprave të tij është më shumë krenar.
Shqipëria është një vend europian dhe për shumë vite mbeti i izoluar në anën tjetër të së ashtuquajturës perde çeliku, përfshirë edhe vendet e tjera të bllokut socialist. Kaq i tmerrshëm ishte ai regjim i ngritur nga vetë shqiptarët, pas Luftës së Dytë Botërore? Si paraqitet situata në Shqipëri tani?
Parë nga këndvështrimi i lirisë, situata e sotme është krejtësisht e ndryshme. Shqipëria nuk ishte vetëm një vend komunist, madje stalinist, por ishte vendi i fundit stalinist në Europë dhe situata e tanishme nuk ka të bëjë fare me diktaturën e rrëzuar 20 vjet më parë.
Në shek. XX, si Spanja ashtu dhe Shqipëria pësuan nën regjime diktatoriale. Cilat mendoni se janë pasojat psikologjike të diktaturës së Hoxhës që hasen në Shqipëri edhe sot? Si e shihni të ardhmen e vendit tuaj?
Regjimi i Hoxhës ra 20 vjet më parë. Të gjitha vendet që kanë përjetuar diktaturën, pasohen nga një periudhë post-diktatoriale. Por Shqipëria nuk ishte i vetmi vend që vuajti një diktaturë komuniste, edhe pse në disa vende ishte më e egër se në të tjerat. Ka pasur dy faza, ajo e stalinizmit klasik, dhe ajo e stalinizmit më liberal, post-stalinizmi. Në Shqipëri, për fat të keq, nuk u njoh faza e dytë. Kjo diktaturë ekstreme vazhdon ende në Korenë e Veriut, gjurma e vetme e stalinizmit të pastër. Sot Shqipëria aspiron të jetë pjesë e Europës, tashmë është anëtare e NATO-s, strukturë politiko-ushtarake perëndimore, është një proces pa kthim, një lëvizje e madhe e Ballkanit për t’u kthyer në Europë, prej së cilës u nda gjatë pushtimit osman, si Gadishulli Iberik në kohën e dominimit islamit. Procesi i kthimit është kompleks, por nuk ka kthim prapa, nuk ka zgjidhje tjetër për Ballkanin. Popujt e Ballkanit janë shumë problematikë, janë kapriçiozë. Pas një kohe të gjatë pushtimi, ndryshon natyra e njerëzve. Për këtë arsye ballkanikët janë problematikë: kanë kaluar një provë shumë të vështirë dhe tani do të ribashkohen me familjen europiane, që është ëndrra e tyre e përjetshme.
Në romanin tuaj “Pallati i Ëndrrave” reflektoni mbi pasojat e humbjes së lirive individuale dhe elementet shtrëngues në një shtet diktatorial. Duke pasur parasysh krizën aktuale të besimit në sistemet drejtuese, shihni ndonjë kërcënim të mundshëm për të drejtat tona më themelore?
Në botë nuk shfaqet gjithmonë një dimension i diktaturës, nuk mendoj se bota do të mund të jetë e lirë përfundimisht prej saj. Vazhdojnë në forma të ndryshme, madje edhe në vendet e ashtuquajtura të lirë – gjithmonë do të përfshihen nga një dimension i diktaturës. Detyra e njerëzimit është ta luftojë atë gjithmonë, edhe tani. Kërcënimi diktatorial vjen nga disa drejtime: diktatura e parave, modës, kontrollin e nënndërgjegjes. Nuk ka kontroll të vetëdijes, por të pavetëdijes. Për këtë flas në këtë roman. Problematika që ngre në roman nuk është kapërcyer në mënyrë absolute, është aktuale në botë. Por forma për të kontrolluar shpirtërtrat e botës është bërë më e sofistikuar. Strukturat sociale dhe politike nuk kanë nevojë për të përdorur terrorin.
Cilat ishin arsyet që ju nxitën të shkruani?
Jo për shkak të arsyeve sociale apo politike, por natyrore. Nisa të shkruaj në moshën 12–vjeçare, kur nuk kisha asnjë vizion politik, apo shoqëror të botës, ishte një pasion gjenetik. Për këtë kam thënë një herë, që kur kam filluar të shkruaja, nuk e dija se çfarë ishte liria, isha një fëmijë që besoja se jetoja në një vend normal, kështu që nuk ishte liria e cila më bëri t’i hyj letërsisë, por letërsia më bëri të lirë. E njoha letërsinë përpara lirisë dhe isha mirë kështu, sepse në krijimet e mia nuk u ndikuan nga idetë politike apo sociale.
Nëse shihni prapa dhe kujtoni fillimet tuaja dhe i krahasoni me të tashmen, mendoni se ka ndryshuar diçka prej shkrimtarit fillestar? Tani ka më shumë apo më pak vështirësi?
Tani është shumë më e vështirë, të paktën duke folur për realitetin e vendit tim. Kur jeton në një vend të mbyllur, është vështirë të bëhesh shkrimtar, por në të njëjtën kohë është më e
lehtë të bëhesh i njohur, për mirë apo për keq – sepse je i suksesshëm, ose sepse je dënuar, ose për të dyja. Tani, në një vend demokratik, vëmendja shpërndahet, është e vështirë të kesh sukses, ka shumë libra, shkrimtarë shumë. E gjithë kjo është kontradiktore, por është një realitet. Në të njëjtën kohë tani është më e lehtë të publikosh dhe shumë më e vështirë të tërheqësh vëmendjen e lexuesit. Botuesit shohin përfitimet materiale të letërsisë, dhe kjo është një pengesë e madhe për zhvillimin e qetë të letërsisë së mirë.
Cila është tema, mbi të cilën nuk keni shkruar dhe do të dëshironit ta trajtonit në të ardhmen?
Ka kaq shumë tema! Në punën e shkrimtarit ka gjithmonë një pjesë të paarritshme, një zonë në të cilën nuk mund të hyjë, me të cilën gjithnjë ëndërron të lidhet. Është një trishtim për të gjithë shkrimtarët. Ka kaq shumë gjëra … Është kështu për të gjithë letërsinë, ka një kufi të vështirë për të shpëtuar, gjithmonë diçka të humbur.
Më ka pëlqyer shumë “Prilli i thyer”. A ka shumë fiction në krijimin tuaj? Në çfarë mase është i vërtetë Kanuni?
Nganjëherë realiteti është më i ashpër se imagjinata, dhe nganjëherë letërsia është më mizore se sa realiteti. Në “Prillin e thyer” janë të lidhura të dyja. Është e njëjta dramë si në realitet dhe në krijim. Është një roman mbi hakmarrjen, çështje që është konsideruar ndonjëherë ekskluzivisht ballkanase, apo shqiptare, por në të vërtetë është universale, është e ngjashme me Hamletin për shembull, ku hakmarrja është tema kryesore e tragjedisë më të famshme në botë. Kanuni ishte i vërtetë dhe i përhapur në Itali, në Sicili, Korsikë, Kretë, Greqi. Por, në Shqipëri ishte një lloj strukture ligjore paralele me shtetin para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë komunizmit, ligjet shumë të ashpra e ndaluan, por pas rënies së diktaturës, ka pasur një lloj nostalgjie për çdo gjë para diktaturës, për fat të keq, duke përfshirë edhe hakmarrjen, e cila gjallon megjithëse e kufizuar.
Një pyetje që ndoshta bëhet shpesh, por rrallë merr një përgjigje konkrete. Për cilin nga romanet tuaja ndiheni më krenar?
Roman më i vlefshëm që kam botuar është “Pallati i Ëndrrave”, i cili u botua në vitin e zi të letërsisë shqipe, në 1981, një vit të njohur në historinë e diktaturës shqiptare si një nga më të tmerrshmit. Megjithë vështirësitë, libri është botuar, shitur, dhe pastaj u ndalua, kështu që luajti një rol kolosal. Vetëm për shkak se ishte i ndaluar, pasi u shit, të gjithë kërkonin të dinin se pse e kishin ndaluar, dhe të gjithë e kanë lexuar me shumë vëmendje, në kërkim të mesazheve që përbuznin regjimin. Ky roman luajti një rol të jashtëzakonshëm në emancipimin e njerëzve.
Çfarë roli luan feja në krijimtarinë tuaj?
Feja ka një marrëdhënie shumë komplekse me letërsinë, siç ishte rasti i mitologjisë. Ka burime që kurrë nuk mund të ndahen nga letërsia, pasi janë universi shpirtëror i botës, që në një mënyrë ose në një tjetër lidhet me letërsinë. Ka shumë gjëra që janë të pamundura të shpjegohen në botë, kështu që feja, mitologjia, letërsia janë si kushërinjtë, kanë një marrëdhënie familjare mes tyre.
Z. Kadare, çfarë mendoni rreth përkthimit të librave tuaj në gjuhë të tjera? Jeni dakord me shprehjen e vjetër “përkthyesi = tradhtar? A mendoni se letërsia shqipe është e mirëpromovuar në botë?
Kjo thënie e vjetër, ka qenë gjithnjë dhe do të jetë relative dhe tregon vetëm një pjesë të realitetit. E gjithë kultura botërore funksionon nëpërmjet përkthimit, ne duhet të jetojmë me të, nuk mund të presim një situatë më “të mirë”: çdo ngjarje kulturore botërore, është mbi të gjitha një vepër e përkthimit. Kjo vlen për të gjitha letërsitë, përfshirë këtu edhe atë shqipe. Sigurisht, që ajo ishte pak e njohur, pasi regjimi tepër i ashpër nuk e lejonte një gjë të tillë. Tani përkthehet në shumë vende europiane dhe madje edhe në kontinente të tjera.
Z. Kadare e kam hasur mitin e murimit, të njeriut që sakrifikohet që një ndërtim të mund të ngrihet, në kontekstin rumun, boshnjak, maqedonas e sigurisht shqiptar. Mund të më thoni se nga është origjina e këtij miti?
Ajo është një legjendë universale, e cila ekziston jo vetëm në të gjitha këto vende të Ballkanit, por në të gjithë botën. Ky është një mit ekstra-ballkanik, erdhi nga një vend tjetër, ndoshta me mitet e lashta greke ose asiro-babilonase, është një nga mitet më  universale të botës, por në Ballkan u bë më gjerësisht pjesë e letërsisë se në të tjera vende, ku u kthye në ballada. Ndërsa në Ballkan, ka pjesë teatrale, tregime dhe novela mbi këtë temë.
Ju pëlqen kur veprat tuaja kthehen në skenarë filmash?
Nuk kam pasur shumë fat me filmat. Disa prej librave të mi, pesë ose gjashtë syresh, janë bërë filma në vende të ndryshme. Mund t’ju përmend “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, luajtur nga Mastroianni e Michel Piçoli. “Prilli i thyer” është realizuar nga Walter Sales, regjisor brazilian, por ka edhe një variant francez dhe një shqiptar. Por në përgjithësi nuk kanë pasur shumë fat me filmat.
A duhet të ndryshojë letërsia mënyrën e transmetimit të mesazheve të saj, duke pasur parasysh edhe erën teknologjike?
Ky është një debat i vjetër, prej tre mijë vjetësh: A mundet që rinovimi i makinës të ndryshojë letërsinë? Unë mendoj se në parim, letërsia nuk ndryshon. Kur letërsia (me gërmë të madhe) lindi në kohët e tragjedive greke, ishte moderne, lindi bashkë me modernitetin. Një pjesë është gjithmonë moderne në kohën e saj dhe pastaj bëhet klasike. Por jo për shkak të zhvillimit të teknikës, kjo nuk është e mundur. Besohej se teknika mund të bënte mrekullira, por letërsia i përket një hapësire shpirtërore, që është tërësisht e huaj për teknikën. Ndryshimet që ndodhin në letërsi nuk u binden ndryshimeve politike apo teknike, por ligjeve të brendshme e vetë letërsisë. Shpikja e telefonit, nuk ka pasur fare të bëjë me letërsinë. Ka pasur gjithmonë risi teknologjike në botë, por nuk kanë sjellë risi letrare.
Në vjeshtë, më ra në duar romani juaj “Aksidenti” e më pas lexova dhe tri libra të tjerë. Për mua më i mahnitshëm është “Prilli i thyer”, i cili kombinon thellësinë dhe kuptueshmërinë. Kur kjo është e mundur, përse botohen kaq shumë libra joseriozë?
Ka dy lloje të letërsish në botë: letërsia e madhe, monumentale. Mund të jetë e thjeshtë, por dhe e komplikuar… Ka dy shembuj të qartë: Shekspiri është për të gjithë, dhe në të njëjtën kohë për më të thellët e botës. “Hamleti” është vepra më e njohur në Letërsinë Botërore dhe në të njëjtën kohë është më kompleksja. Thjeshtësia e “Don Kishotit” është gjithashtu një ekzemplar. Disa mendojnë se letërsia e madhe duhet të jetë shumë e errët, si ajo e Joyce. Joyce është një gjeni, por një pjesë e punës së tij nuk është për publikun e gjerë. Është një gjeni, por me një audiencë të kufizuar. Letërsia mund të jetojë në të dyja versionet. Ka edhe shumë sharlatanë në letërsi, të cilët janë artificialisht kompleksë për të dhënë ndjesinë e të qënurit të thellë, por kjo është një gënjeshtër, ata janë gënjeshtarë.
Në shumë raste, të shkruarit pushtohet nga fantazmat e së shkuarës, ju ndodh kjo? Është i dhimbshëm akti i të shkruarit?
Procesi krijues është më së pari i këndshëm dhe i lumtur. Jam kundër atyre që e shohin krijimin si dhimbje. Ka shkrimtarë që ngulmojnë duke thënë: “Unë shkruaj, atëherë unë vuaj, por unë nuk e shoh kështu. Edhe kur shkruan gjëra të tmerrshme, të shkruarit është një lumturi e madhe, që është ndryshe nga lumturia e zakonshme, por është një dimension tjetër. Është një dëshirë e një bote tjetër që nuk mund ta përkufizosh, ose ta krahasosh me lumturinë dhe kënaqësitë e botës.
Çka një shkrimtar që nuk e kanë njerëzit e tjerë?
Ekziston një mendim i përgjithshëm se shkrimtarët janë njerëz si gjithë të tjerët. Vërtetë, të gjithë jemi humanë, por ka edhe një  mendim le të themi demokratik, që shkrimtari ka të njëjtën strukturë mendore si të tjerët, kur nuk është kështu absolutisht. Pa modesti të rreme, një shkrimtar ka të paktën diçka shumë se një person i zakonshëm. Çfarë është kjo? Ka një vetëdije të ndryshme, është i vetëdijshëm se shkruan jo vetëm për bashkëkohësit, por edhe për brezat e mëvonshëm, dhe krijon një ide, se çfarë do të mendojnë për të, pas 10 vjetësh, 100 ose 500? Të gjithë shkrimtarët janë pak megalomanë, të gjithë ëndërrojnë që vepra e tyre të mbijetojë. Dhe kjo megalomani e supozuar, i jep idealizmin e shkrimtarit: ata duan të bëjnë diçka për njerëzimin

Pas akordimit të çmimit letrar “Princi i Asturias 2009”, Ismail Kadare është tashmë një nga shkrimtarët më të dashur në Spanjë. Në një intervistë dixhitale në “elpais.com” (faqja e internetit të një prej gazetave më të rëndësishme europiane), Kadare u është përgjigjur të gjitha pyetjeve kurioze të lexuesve, rreth romaneve të tij, procesit krijues, diktaturës dhe së ardhmes së Shqipërisë.  Ai tregon edhe për shkrimtarët dhe veprat e preferuara dhe për cilën prej veprave të tij është më shumë krenar. Shqipëria është një vend europian dhe për shumë vite mbeti i izoluar në anën tjetër të së ashtuquajturës perde çeliku, përfshirë edhe vendet e tjera të bllokut socialist. Kaq i tmerrshëm ishte ai regjim i ngritur nga vetë shqiptarët, pas Luftës së Dytë Botërore? Si paraqitet situata në Shqipëri tani?Parë nga këndvështrimi i lirisë, situata e sotme është krejtësisht e ndryshme. Shqipëria nuk ishte vetëm një vend komunist, madje stalinist, por ishte vendi i fundit stalinist në Europë dhe situata e tanishme nuk ka të bëjë fare me diktaturën e rrëzuar 20 vjet më parë.Në shek. XX, si Spanja ashtu dhe Shqipëria pësuan nën regjime diktatoriale. Cilat mendoni se janë pasojat psikologjike të diktaturës së Hoxhës që hasen në Shqipëri edhe sot? Si e shihni të ardhmen e vendit tuaj? Regjimi i Hoxhës ra 20 vjet më parë. Të gjitha vendet që kanë përjetuar diktaturën, pasohen nga një periudhë post-diktatoriale. Por Shqipëria nuk ishte i vetmi vend që vuajti një diktaturë komuniste, edhe pse në disa vende ishte më e egër se në të tjerat. Ka pasur dy faza, ajo e stalinizmit klasik, dhe ajo e stalinizmit më liberal, post-stalinizmi. Në Shqipëri, për fat të keq, nuk u njoh faza e dytë. Kjo diktaturë ekstreme vazhdon ende në Korenë e Veriut, gjurma e vetme e stalinizmit të pastër. Sot Shqipëria aspiron të jetë pjesë e Europës, tashmë është anëtare e NATO-s, strukturë politiko-ushtarake perëndimore, është një proces pa kthim, një lëvizje e madhe e Ballkanit për t’u kthyer në Europë, prej së cilës u nda gjatë pushtimit osman, si Gadishulli Iberik në kohën e dominimit islamit. Procesi i kthimit është kompleks, por nuk ka kthim prapa, nuk ka zgjidhje tjetër për Ballkanin. Popujt e Ballkanit janë shumë problematikë, janë kapriçiozë. Pas një kohe të gjatë pushtimi, ndryshon natyra e njerëzve. Për këtë arsye ballkanikët janë problematikë: kanë kaluar një provë shumë të vështirë dhe tani do të ribashkohen me familjen europiane, që është ëndrra e tyre e përjetshme. Në romanin tuaj “Pallati i Ëndrrave” reflektoni mbi pasojat e humbjes së lirive individuale dhe elementet shtrëngues në një shtet diktatorial. Duke pasur parasysh krizën aktuale të besimit në sistemet drejtuese, shihni ndonjë kërcënim të mundshëm për të drejtat tona më themelore? Në botë nuk shfaqet gjithmonë një dimension i diktaturës, nuk mendoj se bota do të mund të jetë e lirë përfundimisht prej saj. Vazhdojnë në forma të ndryshme, madje edhe në vendet e ashtuquajtura të lirë – gjithmonë do të përfshihen nga një dimension i diktaturës. Detyra e njerëzimit është ta luftojë atë gjithmonë, edhe tani. Kërcënimi diktatorial vjen nga disa drejtime: diktatura e parave, modës, kontrollin e nënndërgjegjes. Nuk ka kontroll të vetëdijes, por të pavetëdijes. Për këtë flas në këtë roman. Problematika që ngre në roman nuk është kapërcyer në mënyrë absolute, është aktuale në botë. Por forma për të kontrolluar shpirtërtrat e botës është bërë më e sofistikuar. Strukturat sociale dhe politike nuk kanë nevojë për të përdorur terrorin. Cilat ishin arsyet që ju nxitën të shkruani? Jo për shkak të arsyeve sociale apo politike, por natyrore. Nisa të shkruaj në moshën 12–vjeçare, kur nuk kisha asnjë vizion politik, apo shoqëror të botës, ishte një pasion gjenetik. Për këtë kam thënë një herë, që kur kam filluar të shkruaja, nuk e dija se çfarë ishte liria, isha një fëmijë që besoja se jetoja në një vend normal, kështu që nuk ishte liria e cila më bëri t’i hyj letërsisë, por letërsia më bëri të lirë. E njoha letërsinë përpara lirisë dhe isha mirë kështu, sepse në krijimet e mia nuk u ndikuan nga idetë politike apo sociale.Nëse shihni prapa dhe kujtoni fillimet tuaja dhe i krahasoni me të tashmen, mendoni se ka ndryshuar diçka prej shkrimtarit fillestar? Tani ka më shumë apo më pak vështirësi?Tani është shumë më e vështirë, të paktën duke folur për realitetin e vendit tim. Kur jeton në një vend të mbyllur, është vështirë të bëhesh shkrimtar, por në të njëjtën kohë është më e lehtë të bëhesh i njohur, për mirë apo për keq – sepse je i suksesshëm, ose sepse je dënuar, ose për të dyja. Tani, në një vend demokratik, vëmendja shpërndahet, është e vështirë të kesh sukses, ka shumë libra, shkrimtarë shumë. E gjithë kjo është kontradiktore, por është një realitet. Në të njëjtën kohë tani është më e lehtë të publikosh dhe shumë më e vështirë të tërheqësh vëmendjen e lexuesit. Botuesit shohin përfitimet materiale të letërsisë, dhe kjo është një pengesë e madhe për zhvillimin e qetë të letërsisë së mirë.Cila është tema, mbi të cilën nuk keni shkruar dhe do të dëshironit ta trajtonit në të ardhmen?Ka kaq shumë tema! Në punën e shkrimtarit ka gjithmonë një pjesë të paarritshme, një zonë në të cilën nuk mund të hyjë, me të cilën gjithnjë ëndërron të lidhet. Është një trishtim për të gjithë shkrimtarët. Ka kaq shumë gjëra … Është kështu për të gjithë letërsinë, ka një kufi të vështirë për të shpëtuar, gjithmonë diçka të humbur.Më ka pëlqyer shumë “Prilli i thyer”. A ka shumë fiction në krijimin tuaj? Në çfarë mase është i vërtetë Kanuni?Nganjëherë realiteti është më i ashpër se imagjinata, dhe nganjëherë letërsia është më mizore se sa realiteti. Në “Prillin e thyer” janë të lidhura të dyja. Është e njëjta dramë si në realitet dhe në krijim. Është një roman mbi hakmarrjen, çështje që është konsideruar ndonjëherë ekskluzivisht ballkanase, apo shqiptare, por në të vërtetë është universale, është e ngjashme me Hamletin për shembull, ku hakmarrja është tema kryesore e tragjedisë më të famshme në botë. Kanuni ishte i vërtetë dhe i përhapur në Itali, në Sicili, Korsikë, Kretë, Greqi. Por, në Shqipëri ishte një lloj strukture ligjore paralele me shtetin para Luftës së Dytë Botërore. Gjatë komunizmit, ligjet shumë të ashpra e ndaluan, por pas rënies së diktaturës, ka pasur një lloj nostalgjie për çdo gjë para diktaturës, për fat të keq, duke përfshirë edhe hakmarrjen, e cila gjallon megjithëse e kufizuar.Një pyetje që ndoshta bëhet shpesh, por rrallë merr një përgjigje konkrete. Për cilin nga romanet tuaja ndiheni më krenar?Roman më i vlefshëm që kam botuar është “Pallati i Ëndrrave”, i cili u botua në vitin e zi të letërsisë shqipe, në 1981, një vit të njohur në historinë e diktaturës shqiptare si një nga më të tmerrshmit. Megjithë vështirësitë, libri është botuar, shitur, dhe pastaj u ndalua, kështu që luajti një rol kolosal. Vetëm për shkak se ishte i ndaluar, pasi u shit, të gjithë kërkonin të dinin se pse e kishin ndaluar, dhe të gjithë e kanë lexuar me shumë vëmendje, në kërkim të mesazheve që përbuznin regjimin. Ky roman luajti një rol të jashtëzakonshëm në emancipimin e njerëzve.Çfarë roli luan feja në krijimtarinë tuaj?Feja ka një marrëdhënie shumë komplekse me letërsinë, siç ishte rasti i mitologjisë. Ka burime që kurrë nuk mund të ndahen nga letërsia, pasi janë universi shpirtëror i botës, që në një mënyrë ose në një tjetër lidhet me letërsinë. Ka shumë gjëra që janë të pamundura të shpjegohen në botë, kështu që feja, mitologjia, letërsia janë si kushërinjtë, kanë një marrëdhënie familjare mes tyre.Z. Kadare, çfarë mendoni rreth përkthimit të librave tuaj në gjuhë të tjera? Jeni dakord me shprehjen e vjetër “përkthyesi = tradhtar? A mendoni se letërsia shqipe është e mirëpromovuar në botë?Kjo thënie e vjetër, ka qenë gjithnjë dhe do të jetë relative dhe tregon vetëm një pjesë të realitetit. E gjithë kultura botërore funksionon nëpërmjet përkthimit, ne duhet të jetojmë me të, nuk mund të presim një situatë më “të mirë”: çdo ngjarje kulturore botërore, është mbi të gjitha një vepër e përkthimit. Kjo vlen për të gjitha letërsitë, përfshirë këtu edhe atë shqipe. Sigurisht, që ajo ishte pak e njohur, pasi regjimi tepër i ashpër nuk e lejonte një gjë të tillë. Tani përkthehet në shumë vende europiane dhe madje edhe në kontinente të tjera.Z. Kadare e kam hasur mitin e murimit, të njeriut që sakrifikohet që një ndërtim të mund të ngrihet, në kontekstin rumun, boshnjak, maqedonas e sigurisht shqiptar. Mund të më thoni se nga është origjina e këtij miti?Ajo është një legjendë universale, e cila ekziston jo vetëm në të gjitha këto vende të Ballkanit, por në të gjithë botën. Ky është një mit ekstra-ballkanik, erdhi nga një vend tjetër, ndoshta me mitet e lashta greke ose asiro-babilonase, është një nga mitet më  universale të botës, por në Ballkan u bë më gjerësisht pjesë e letërsisë se në të tjera vende, ku u kthye në ballada. Ndërsa në Ballkan, ka pjesë teatrale, tregime dhe novela mbi këtë temë.Ju pëlqen kur veprat tuaja kthehen në skenarë filmash?Nuk kam pasur shumë fat me filmat. Disa prej librave të mi, pesë ose gjashtë syresh, janë bërë filma në vende të ndryshme. Mund t’ju përmend “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, luajtur nga Mastroianni e Michel Piçoli. “Prilli i thyer” është realizuar nga Walter Sales, regjisor brazilian, por ka edhe një variant francez dhe një shqiptar. Por në përgjithësi nuk kanë pasur shumë fat me filmat.A duhet të ndryshojë letërsia mënyrën e transmetimit të mesazheve të saj, duke pasur parasysh edhe erën teknologjike? Ky është një debat i vjetër, prej tre mijë vjetësh: A mundet që rinovimi i makinës të ndryshojë letërsinë? Unë mendoj se në parim, letërsia nuk ndryshon. Kur letërsia (me gërmë të madhe) lindi në kohët e tragjedive greke, ishte moderne, lindi bashkë me modernitetin. Një pjesë është gjithmonë moderne në kohën e saj dhe pastaj bëhet klasike. Por jo për shkak të zhvillimit të teknikës, kjo nuk është e mundur. Besohej se teknika mund të bënte mrekullira, por letërsia i përket një hapësire shpirtërore, që është tërësisht e huaj për teknikën. Ndryshimet që ndodhin në letërsi nuk u binden ndryshimeve politike apo teknike, por ligjeve të brendshme e vetë letërsisë. Shpikja e telefonit, nuk ka pasur fare të bëjë me letërsinë. Ka pasur gjithmonë risi teknologjike në botë, por nuk kanë sjellë risi letrare. Në vjeshtë, më ra në duar romani juaj “Aksidenti” e më pas lexova dhe tri libra të tjerë. Për mua më i mahnitshëm është “Prilli i thyer”, i cili kombinon thellësinë dhe kuptueshmërinë. Kur kjo është e mundur, përse botohen kaq shumë libra joseriozë?Ka dy lloje të letërsish në botë: letërsia e madhe, monumentale. Mund të jetë e thjeshtë, por dhe e komplikuar… Ka dy shembuj të qartë: Shekspiri është për të gjithë, dhe në të njëjtën kohë për më të thellët e botës. “Hamleti” është vepra më e njohur në Letërsinë Botërore dhe në të njëjtën kohë është më kompleksja. Thjeshtësia e “Don Kishotit” është gjithashtu një ekzemplar. Disa mendojnë se letërsia e madhe duhet të jetë shumë e errët, si ajo e Joyce. Joyce është një gjeni, por një pjesë e punës së tij nuk është për publikun e gjerë. Është një gjeni, por me një audiencë të kufizuar. Letërsia mund të jetojë në të dyja versionet. Ka edhe shumë sharlatanë në letërsi, të cilët janë artificialisht kompleksë për të dhënë ndjesinë e të qënurit të thellë, por kjo është një gënjeshtër, ata janë gënjeshtarë.Në shumë raste, të shkruarit pushtohet nga fantazmat e së shkuarës, ju ndodh kjo? Është i dhimbshëm akti i të shkruarit?Procesi krijues është më së pari i këndshëm dhe i lumtur. Jam kundër atyre që e shohin krijimin si dhimbje. Ka shkrimtarë që ngulmojnë duke thënë: “Unë shkruaj, atëherë unë vuaj, por unë nuk e shoh kështu. Edhe kur shkruan gjëra të tmerrshme, të shkruarit është një lumturi e madhe, që është ndryshe nga lumturia e zakonshme, por është një dimension tjetër. Është një dëshirë e një bote tjetër që nuk mund ta përkufizosh, ose ta krahasosh me lumturinë dhe kënaqësitë e botës. Çka një shkrimtar që nuk e kanë njerëzit e tjerë? Ekziston një mendim i përgjithshëm se shkrimtarët janë njerëz si gjithë të tjerët. Vërtetë, të gjithë jemi humanë, por ka edhe një  mendim le të themi demokratik, që shkrimtari ka të njëjtën strukturë mendore si të tjerët, kur nuk është kështu absolutisht. Pa modesti të rreme, një shkrimtar ka të paktën diçka shumë se një person i zakonshëm. Çfarë është kjo? Ka një vetëdije të ndryshme, është i vetëdijshëm se shkruan jo vetëm për bashkëkohësit, por edhe për brezat e mëvonshëm, dhe krijon një ide, se çfarë do të mendojnë për të, pas 10 vjetësh, 100 ose 500? Të gjithë shkrimtarët janë pak megalomanë, të gjithë ëndërrojnë që vepra e tyre të mbijetojë. Dhe kjo megalomani e supozuar, i jep idealizmin e shkrimtarit: ata duan të bëjnë diçka për njerëzimin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here